Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjyqi ndaj Metes, prokuroria kerkon administrimin e provave

Publikuar me : 12.12.2011 Ne : Politike - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Procesi penal në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta vijoi sot me marrjen në pyetje të pesë dëshmitarëve. Prokuroria në seancën e sotme të gjyqit ndaj Ilir Metës ka kërkuar të administrojë provat mbi të cilat kreu i LSI-së akuzohet për korrupsion aktiv.

Organi i akuzës kërkoi administrimin e laptopit, usb-së dhe orës video- regjistruese. Avokatët e Metës kundërshtuan një kërkesë të tillë ndërsa Gjykata pritet të shprehet në seancën e 16 dhjetorit mbi këtë kërkesë.

Në seancën e sotme kanë dëshmuar 5 dëshmitarë të thirrur për këtë çështje. Mes tyre ishin edhe vëllezërit Tola që administrojnë shoqërinë me të njëjtin emër.

Ymer Tola është shprehur para trupit gjykues se 700 mijë euro është vlera e investimeve në hidrocentralin e Shushicës. Kjo shifër është përdorur nga Meta në video-regjistruesin e bërë publike nga vetë Dritan Prifti.

Deri tani asnjë nga dëshmitarët e thirrur nuk ka dëshmuar kundër Ilir Metës ndërsa i vetmi mbetet Dritan Prifiti.

Më parë kanë dëshmuar Agim Rrapajt, Eden Rrapajt, Rezart Taçit dhe Fatmir Merkajt, të dhëna në seancën e javës së kaluar.

Agim Rrapaj ka dëshmuar në cilësinë e këshilltarit të shoqërisë “Vëllezërit Tola”. Ai ka thënë se shoqëria kishte si qëllim ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Shushice, në të cilën bënin pjese 10 kompani tre prej të cilave të huaja. Rrapaj ka pranuar se ishte ankuar ne zyrën e Metës në lidhje me vonesat e procedurave për koncesionin e HEC-it, në prani edhe të ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili.

Sipas biznesmenit, nga vonesat e procedurave shoqëria kishte pasur një dëm mbi 700 mijë euro, për të cilën i kishin dërguar një memo edhe METE-s. Biznesmeni ka pranuar se ishte telefonuar një herë nga Ilir Meta dhe ky i fundit i kishte kaluar Dritan Priftin.

Gjatë bisedës, Prifti i kishte kërkuar ti dërgonte nëpërmjet protokollit vendimin e Gjykatës se Apelit. Dëshmitari Fatmir Merkaj, administrator i ‘Merkaj Shpk’ një kompani, e cila u bë pjesë e bashkimit të shoqërive “Vëllezërit Tola”, për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë, gjatë rrëfimit të tij pranoi se ish-ministri i Energjetikës i kishte kërkuar një dhuratë.

Por kjo dëshmi është hedhur poshtë nga gjykata pasi Merkaj nuk e kishte bërë këtë deklarim gjatë dëshmisë në prokurori. Ndërkohë biznesmeni Rezart Taçi foli për pjesën e ARMO-s dhe AlbPetrolit. Dëshmitari deklaroi se kishte njohur Bekim Halilajn, por nuk e kishte pranuar propozimin e tij për dhënien me qera të një rafinerie.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 94 here.
Luis Tanushi Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga mbarimi i afatit të lënë nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule për përfundimin e reformës zgjedhore, palët ende nuk kanë gjetur konsensusin. Edhe pse është biseduar në nivel teknik, asnjë prej çështjeve nuk ka gjetur zgjidhje. Gazeta “Shekulli”, ka mundur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes së fundit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ku pas pesë orë debate, nuk u arrit asnjë rezultat. Në një moment...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Numerimi elektronik, pengese temperatura dhe energjia elektrike
» Berisha Numerimi elektronik mund te deshtoje per shkak te temperatures dhe energjise elektrike
» Uollfarth Drafti i Kodit Zgjedhor, nje pune e shkelqyer qe duhet finalizuar
» Zgjedhja e presidentit, raundi i pare ne 30 maj
» Shqiperia heq vizat per kater shtete
» Ruci Po votoni kunder statusit. Patozi Ju kane kapur ethet presidenciale
» 1 muaj pa drita, banoret e Babrruse bllokojne rrugen
» Uollfarth, takim me Ramen ne seline roze
» Presidenti, Konferenca e Kryetareve diskuton sot per nisjen e procedurave
» Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit