Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Godo "Prefekti i Korces, apo i Janines?"

Publikuar me : 04.11.2010 Ne : Kuriozitete - 101 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Historiani Sabri Godo shpreh shqetesimin per mungesen e reagimit te politikes shqiptare per ngjarjet ne Korce, perfshire ate qe po ndodh ne Boboshtice. Ne kete interviste per Shekullin dhene gazetarit Denis Dedej, z. Godo hedh kritika edhe mbi punen e prefektit te Korces qe, sipas tij, ka folur si prefekti i Janines dhe asgjeson vetveten kur thote se nuk ka dijeni per kete pune.


Zoti Godo, ka pasur nje incident, nese mund te thuhet keshtu, me konsullin grek ne Korce dhe deri me tani ska pasur asnje reagim nga politika shqiptare. Si e vleresoni ju kete?
Me ben pershtypje fakti qe asnje nga forcat politike nuk kane bere nje deklarate me perjashtim te partise se cameve, Partise per Drejtesi dhe Unitet. Me perjashtim te kesaj partie nuk kam pare asnje force tjeter politike qe te jete prononcuar per nje ceshtje ku ka nje dhunim te hapur te sovranitetit tone kombetar.


Prefekti i Korces eshte shprehur se ai nuk eshte ne dijeni te ngjarjeve te tilla?
Zoti prefekt i Korces foli njelloj sic do te fliste prefekti i Janines dhe ai asgjeson vetveten kur thote se nuk ka dijeni per kete pune. Ndersa nuk ka shqiptare qe te mos jete i informuar permes masmedias, ai thote qe nuk di gje hic per te. Ai e ka zyren tre kilometra afer nga vendi i ngjarjes. Nese ai nuk di gje per kete do te thote qe ky eshte atje per te vezhguar se cfare ndodh ne qarkun e Korces per llogari te qeverise, nuk dihet se me cfare pune merren atehere.


Ka pas dhe nje te arrestuar per ngjarjen ne Boboshtice. A mendoni qe permes nje punetori te arrestuar do te zbardhet kjo ngjarje?
Ky prokurori e ka zene punen nga bishti. Ka kapur nje punetor atje qe dikush e ka paguar te shkoje. Nese kjo do ti sherbeje si piste hetimi per te arritur tek autoret e vertete, kjo mbetet per tu pare ditet ne vijim.


Nga ana tjeter, nga pala greke nuk ka pasur nje reagim per kete ceshtje, apo nje sqarim...
Duket qe te interesuarit kane porosi qe te ndihen sa me pak te jete e mundur dhe ta kalojne ne harrese kete gje.


A mos themi qe kjo eshte nje heshtje per shkak te frikes se mos Greqia penalizon Shqiperine per integrimin europian?
Une them qe Greqia nuk eshte Europa dhe nese nje konsull i Greqise ne Shqiperi sillet ne menyre te papershtatshme, me e pakta atij duhet ti terhiqej vemendje. Ky konsull thote se merr fryme helenizmi ne Korce, ky nuk di asgje nga historia. Ky ngaterron daten e clirimit te Korces. Data e clirimit te Korces eshte afersisht data e clirimit te Greqise se te dy vendet jane okupuar nga fashizmi. Ky nuk di se ortodokset korcare jane njerezit qe kane dhene kontributin me te madh per rilindjen kombetare. Nga Korca jane Papakristo Negovani, eshte mesues i madh nga Erseka, Petro Nini Luarasi, Themistokli Germenji, Mihal Grameno, motrat Qiriazi, jane kapedanet e medhenj qe kane udhehequr luften per pavaresine e Shqiperise, qe te gjithe korcare.


Si i komentoni deklaratat e konsullit grek se Korca eshte helene?
Ky njeri thote se atje zoteron fryma e helenizmit, ky jeton me endrra dhe ky ushqen ide te rrezikshme dhe teresisht jashte vendit. Nje konsull i tille duhet medoemos te behet terbjet. Ketu duhet nderhyrja e qeverise shqiptare.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit