Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Kronike - 90 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Materialet e sekuestruara
Një 47-vjeçar u arrestua nga policia e Tepelenës për kanosje dhe vjedhje. Arjan Spahiu, lindur dhe banues në Tepelenë, ka kanosur me thikë dhe sharrë hekuri shtetasin N.G. gjatë një debati për prerjen e sinjalit të televizionit në lokalin e televizionit kabllor, ku punonte ky i fundit.
N.G ka mundur të largohet dhe e ka denoncuar në polici 47-vjeçarin. Ky i fundit, ka përfituar nga mungesa e N.G. në lokal, i ka marrë atij 100 mijë lekë të vjetra nga banaku, por ka rënë në prangat e policisë vetëm disa minuta më pas.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar thika, sharra e hekurit dhe sasia e lëkeve. 47-vjeçari u arestua për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Kanosjes”, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme .