Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Grabitesi vret pronarin e argjendarise me tre plumba

Publikuar me : 22.10.2011 Ne : Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pronari i një argjendarie është vrarë pasditen e djeshme në kryeqytet gjatë përleshjes me grabitësit që kishin hyrë në dyqanin e tij. Ai i ka hequr maskën njërit prej tyre dhe është qëlluar nga një distancë e shkurtër. Në trupin e viktimës janë gjendur tre plumba, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, një prej plumbave ka prekur kokën. Ngjarja ndodhi në rrugën “Reshit Petrela”, në kryeqytet, ngjitur me dispanserinë ndërsa viktima është Rapo Sinanaj, 61 vjeç, nga Vlora banues në rrugën “Qemal Stafa”, në Tiranë. Pas vrasjes, autorët e krimit mundën që të largohen me motor pa u kapur nga policia.

Në kohën e përleshjes fizike mes agresorit dhe pronarit të argjendarisë, ky i fundit mësohet se kishte shtypur sinjalin e alarmit të dyqanit duke bërë që në drejtim të dyqanit që ndodhet në krahun verior të rrugës “Reshit Petrela”, të niseshin dy automjete të një shoqërie private të sigurisë fizike. Këta të fundit lajmëruan Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, ndërsa në drejtim të vendit të vendit të ngjarjes, u nisën hetues dhe specialistë të zyrës së grabitjeve me armë, si dhe efektivë të grupeve të gatshme të Drejtorisë së Policisë të cilët kryen rrethimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet e para veç pistës së grabitjes së mbetur në tentativë, sipas burimeve të policisë, janë drejtuar edhe nga pista e një vrasjeje që lidhet me një konflikt të mundshëm të mëparshëm mes viktimës dhe autorit të vrasjes së ndodhur dje në mbrëmje.

Sulmi

Rreth orës 18:00, në rrugën “Reshit Petrela”, pranë dispanserisë, një person rreth 20- 25 vjeç hyri në mënyrë të rrufeshme në një argjendari që ndodhet aty pranë. Me pistoletë në dorë ai mësohet se ka komunikuar me pronarin e argjendarisë dhe më pas i ka drejtuar atij armën. Sipas versionit të parë të dyshuar si grabitje, policia mendon se autori hyri në dyqan duke i kërkuar pronarit të argjendarisë paratë. Ky i fundit duke dyshuar se keqbërësi mund të kishte pistoletë lodër, nuk ka pranuar t’i japë paratë dhe sendet me vlerë agresorit duke preferuar t’i bëjë rezistencë. Në këtë moment ka nisur të konfrontohet fizikisht me të. Kur pronari i argjendarisë arriti t’i heqë maskën autorit duke i zbuluar fytyrën, ai i drejtoi armën duke qëlluar në drejtim të tij.

Dëshmitarë të ndryshëm i thanë policisë se kishin dëgjuar tri të shtëna me armë zjarri. Prej tyre, sipas burimeve, Sinanaj, mori një plagë në kokë, e cila i solli vdekjen e menjëhershme. Në versionin e dytë që policia po heton pikërisht atë të vrasjes që lidhet me ndonjë motiv tjetër, policia dyshon se autori i krimit ka hyrë në dyqan duke debatuar me pronarin, i cili dyshohet se mund ta ketë njohur nga zëri ndërsa për të konfirmuar dyshimet, i ka hequr atij maskën, duke sjellë edhe pasojat e rënda. Një version i tillë, sipas hetuesve, është mbështetur në faktin se në dyqan, nuk kishte bizhuteri ora, apo mall tjetër me vlerë më të madhe se në 200 mijë lekë të reja. Në të kundërt në xhamat e dyqanit, reklamoheshin emrat e markave të orëve të shtrenjta. Vetëm vlera e një orë të tillë arrin nga 30 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë apo më tepër.

 

Skena e vrasjes është filmuar nga kamera e brendshme

E gjithë skena e grabitjes dhe vrasja e pronarit të argjendarisë mbrëmjen e djeshme janë filmuar nga një kamera e sigurisë që ndodhej brenda dyqanit. Burimet e policisë pohuan dje për “Shekullin” se kamera ishte e fshehur dhe pas verifikimit ka rezultuar se ajo ka pamjet video, por jo audio.

Në video duket se si grabitësi hyn në dyqan dhe i drejton pistoletën Rrapo Sinajt. Më pas duket përleshja dhe momenti kur pronari i argjendarisë i heq maskën grabitësit. Sipas hetuesve, fytyra e grabitësit nuk duket shumë qartë. Të dhënat e para janë për një njeri me trup mesatar, me flokë mbi supe. “Ai ka drejtuar armën dhe ka qëlluar Sinanajn në kokë. Më pas e ka qëlluar edhe dy herë të tjera. Më pas është larguar nga dyqani. Jemi duke përpunuar imazhet video dhe duket se shumë shpejt do të kemi një fotografi të qartë të grabitësit që kreu vrasjen”,- thanë burimet e policisë.

Sipas tyre, e gjithë skena zgjat pak më shumë se një minutë. Policia ka kërkuar që të shohë edhe pamjet filmike të një kamere, që duhej të vëzhgonte ambientin e jashtëm të argjendarisë, por duket se ajo sipas specialistëve dhe ekspertëve të policisë ka qenë jashtë funksionit. Nëse kjo do të kishte qenë në gjendje punë sipas hetuesve mund t’iu kishte lehtësuar sa do pak punën atyre për të identifikuar autorin e krimit, si dhe drejtimin e mundshëm të lëvizjes së tij. Pamjet e regjistruara nga kamera e brendshme e dyqanit, janë zbërthyer nga ekspertët kriminalistë, të cilët kanë mbërritur me një kompjuter portabël.

Dashamir Biçaku

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 86 here.
Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence  Majlinda Bregu / Foto arkiv Flamur Vezaj Kunati i ministres së Integrimit, i pandehuri Ervis Gjecaj, i njohur ndryshe si ish-ortaku i bosit të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”, italianit Albino Prudentino, dërgohet në gjyq me cilësinë e të pandehurit për akuzën e “Organizimit të lotarive të palejuara”. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku sekretaria e kësaj të fundit, me anë të...Lexo te gjithe artikullin »


» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Prendi e Llupo tentojne lirine me procedure
» Aksidenti ne Himare, dyshime per frenat e autobusit
» Autobusi mbeti i varur ne bordure, vajzat ne panik prishen ekuililbrin
» Alarm per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Alarm per bombe tek “Tajvani”
» Lezhe, pezullohet aplikimi per pasaporta
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen sot ne Austri
» Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit
» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit