Publikuar me : 23.10.2011 Ne :
Kronike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pak orë më parë është grabitur një argjendari në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Sipas informacioneve të para nga Policia e Tiranës, mësohet se grabitësit ishin dy persona të armatosur dhe me maska.
Një person është vrarë, viktima është Rapo Sinani 61 vjeç, me origjin nga Vlora dhe sipas informacioneve ishte pronari i argjendarisë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje gjatë grabitjes janë dëgjuar tre të shtëna armësh. Njëri nga plumbat ka kapur në kokë viktimën në momentin që ky i fundit po përpiqej t`i hiqte maskën grabitësit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas ish-restorant Durrësit ndërkohë që grabitësit janë larguar nga vendngjarja me motor.