Publikuar me : 21.10.2011 Ne :
Kronike - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pak orë më parë është grabitur një argjendari në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Sipas informacioneve të para nga Policia e Tiranës, mësohet se grabitësit ishin dy persona të armatosur dhe me maska.
Deri në këto momente mendohet se një person është vrarë, viktima është Rr. S, dhe sipas informacioneve ishte pronari i argjendarisë. Ngjarja e rëndë ndodhi pas ish-restorant Durrësit ndërkohë që grabitësit janë larguar nga vendngjarja me motor.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes që përfundoi me vrasjen e një shtetasi.