Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Kronike - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Shkodrës ka ndaluar edhe autorin tjetër të grabitjes me dhunë të shtetases malazeze J.M, ngjarje kjo e ndodhur të hënën në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe.
Pas ndalimit të njërit prej dy të dyshuarve të kësaj grabitjeje, i cili është identifikuar nga e dëmtuara gjatë ballafaqimit me të, policia ka ndaluar sot dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin Kristian L., nga Malësia e Madhe.
Dyshohet se dy grabitësit e 10 000 eurove të tregtares nga Mali i Zi që do shkonte përmes Rinasit në Turqi për të blerë mall, janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera. /
Anila Dushi