Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Një 86-vjeçare nga Korça ka mbetur viktimë e tre të rinjve që i kishin hyrë në shpëti për ta grabitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Polloskë të Devollit.
E moshuara Emine Rrota, e cila jetonte e vetme, është sulmuar nga 3 të rinjtë për ta grabitur, por pasi ajo i ka njohur, ata kanë ushtruar dhunë mbi të duke i shkaktuar vdekjen.
Pak orë më pas, tre të rinjtë kanë përfunduar në prangat e policisë. Ergys Rushitaj, 18 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; Majkëll G., 17 vjeç, i padënuar më parë dhe Taulant Lluka, 19 vjeç, i padënuar më parë, që të tre banues në fshatin Hoçisht të rrethit të Devollit janë arrestuar për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.