Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Grate e Aristofanit, 2400 vjet pas

Publikuar me : 20.08.2011 Ne : Kulture - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Jorida Pasku

“Një shfaqje plot me burra” mund të quhet ndryshe vënia në skenë e komedisë “Gratë në parlament” e shkruar në vitin 392 para Krishtit nga Aristofani, e njohur me titullin “Ansambli i grave”. Te “Gratë…” e Elma Dorezit-regjisorja që të hënën fillon nga puna me këtë vepër në Teatrin e Metropolit-rolet e grave interpretohen nga burrat, një mënyrë për t’i qendruar sa më besnike kohës kur është shkruar vepra dhe nga ana tjetër, zgjidhja është një metaforë e roleve burrë-grua në shoqërinë e sotme.

Puna me veprën e regjisores Dorezi nisi nga përshtatja në gjuhën skenike e tekstit të shqipëruar nga Edlira Saliaj. Ajo u përpoq ta qëronte nga letrarizmat, duke ndihmuar që teksti të ishte në funksion të veprimeve. Edhe pse kishte në dorë një vepër që tingëllonte shqip, Elma nuk ishte ende gati për fillimin e provave.

Më parë ajo u fokusua te njohja e studimeve për Aristofanin, për të rënë në gjurmë të konceptit me të cilin komediani i njohur kishte krijuar veprat. Regjisorja arriti të qartësohej pak e nga pak për mënyrën e ndërtimit të shfaqjes, që i flet publikut shqiptar më 8 tetor në sallën “Shekspir” të Teatrit të Metropolit.

Në këtë sallë, shikuesi do njihet me historinë e Praksagorës, kryetares së re të zgjedhur në parlamentin grek, që bashkë me një grup grash të tjera vendos për të bindur burrat që të braktisin pushtetin e Athinës. Ato mendojnë të qeverisin vetë dhe të sigurojnë një mënyrë më të mirë jetese për çdo athinjot. Gratë i ngrenë premtimet e tyre mbi parimet e barazisë dhe sigurisë.

Struktura e krijimit të shfaqjes së Dorezit, nuk bie ndesh me atë origjinale në asnjë pikë, vetëm se regjisorja e ka sjellë me afër realitetit shqiptar komedinë në fragmente të caktuara. Kush më mirë se sloganet “Aleanca për qytetarin” apo “E vetmja rrugë” i sjell të freskët atmosferën e zgjedhjeve elektroale shikuesit shqiptar të teatrit? Apo, zënkat të cilat përfundojnë në sherre të vërteta, që flasin vetë për çdo parlament të botës?

Këto lloj trukesh të vogla, regjisorja ka bindjen se nuk i bëjnë keq shfaqjes dhe as nuk krijojnë idenë e përshtatjes në shqip të veprës. “Pastaj struktura është e qartë. Në shfaqje ka një kor, një narrator që qendron gjatë gjithë kohës në skenë, me një fizarmonikë në duar dhe interpreton “live”.

Nuk i jemi larguar strukturës së Aristofanit, me epilogun, prologun, etydet, këngët e festave të kënduara nga kori që shpesh përfundojnë në orgji” , sqaron Elma. Ajo ka ndërmend të marrë një kompozitor për të krijuar muzikën, e cila do t’i marrë motivet nga ajo greke e vjetër.

“Gratë në parlament” edhe pse më e vjetra, nuk është e para shfaqje që ngjit në skenën e teatrit çështje si pozita e guas në shoqëri, raporti burrë-grua në vendimmarje. Ka ndryshuar kjo pozitë me kohën, “aq sa sot rreth 2000 vjet pasi Aristofani shkroi veprën, kemi edhe gra presidente”. Është sfondi politik ku gjallojnë personazhet e Aristofanit ai që ka mbetur po i njëjti dhe zor se mund të ndryshojë.

Në shfaqjen e Dorezit do e shohim gruan në majat e pushtetit. Modeli dominant i femrës mishërohet te ai i Praksagorës, një grua e lexuar, e mençur, që e meriton vendin që ka në shoqëri dhe pozitën e kryetares së kuvendit. Aristofani, sipas Elmës nuk është treguar i kursyer për të shpërfaqur edhe natyra dhe personalitete grash të tjera. Ka Praksagosë, por ka edhe prostituta.

Si edhe në shfaqje të tjera të saj, kujtojmë “Le të bëjmë seks” fituesja e Festivalit Teatror të të Rinjve në vitin 2010, Dorezi vazhdon të punojë me aktorë të rinj. Për rolet e grave të Aristofanit, që këtë herë ndërrojnë vendet me burrat, Elma ka marrë aktorët: Devis Muka në rolin e Praksagorës, Besmir Bitraku në rolin e gruas së dytë, Klodjan Hoxha i shoqi i Praksagorës, Genti Deçka etj dhe studentë të sapodiplomuar, apo të tjerë që ende vazhdojnë studimet, si Shyqyri Caushaj, të cilit i është besuar roli i narratorit.

Elma e ka të qartë që nuk ka antikitet pa kostumet e kohës dhe biseda për materialet ishte e para që hapi konsultimin me kostumografen e shfaqjes, edhe ajo e joshur nga origjinaliteti. Materiali i parë që i shkoi nëpër mend Elmës ishin “thasët”, që i japin ngjyra shfaqjes, atë ngjyrë kafe të mbyllur që krijon idenë e së vjetrës. Veç fustaneve të hapura, kemi çizmet spratane, të parat që të çojnë në antikitet.

Te “Gratë në Parlament” do shihen burra me laps të zi në sy, me buzë të kuqe dhe pudër në faqe, më flokët e gjata të mbledhura gërshet vetëm në pjesën e sipërme. Skena pastaj është ajo që nuk ka nevojë edhe për aq punë. Nuk janë arenat e festivaleve të Dionisit, por “Shekspiri” i ngjan tepër amfiteatrove ku lindën komedi si kjo e Aristofanit.

Nga shikuesi që do kalojë pragun e sallës “Shekspir” më 8 tetor, ora 20.00, për të ndjekur këtë projekt të Teatrit të Metropolit në fillimsezoni, Aristofani kërkon vetëm një gjë: “Të jetë mëndjemprehtë!”.

“Gjëja më e bukur do të ishte të kishte politikanë të ftuar për ta parë shfaqjen. Ne do mundohemi të sjellim sa më shumë. Populli i ka parë gjatë gjithë kohës ata dhe shfaqjet e tyre nëpër zgjedhje dhe Parlament, pse mos të kenë edhe ata një mundësi për të parë veten?”, i jep fund bisedës me humor Elma.

Aristofani dhe Komedia e Re

Aristofani (445p.r-386 p.r) ishte komediani më i njohur dhe më prodhimtar i Greqisë së Lashtë, i quajtur ndryshe babai i Komedisë së Re dhe trashëgimtari i Komedisë së Lashtë Greke. Përmendim këtu veprat më të njohura të tij si: “Aharnianët” (425 para Krishtit), “Kalorësit” (424 para Krishtit), “Retë” (423 p.k), “Grerëzat” (422 p.k), “Paqja” (421 p.k), “Zogjtë” (414 p.k), “Lisistrata” (411 p.k), “Bretkosat” (405 p.k) etj. Veprat e tij kishin përmbajtje të fortë politike dhe kjo lidhet me përvojat jetësore që kaloi.

Ai jetoi kohën e Luftës së Peleponezit, dy revolucioneve oligarkike, dy pushteteve demokratike dhe nuk iu fut kurrë politikës. Veprat janë dëshmia e vetme e ndarjes mes Komedisë Antike dhe asaj të Re greke. Kjo lëvizje u pa si një largim nga shfaqjet që kishin në qendër shqetësime të mëdha të ditës drejt atyre që trajtonin çështje të përgjithshme.

Për Plutarkun, Komedia e Re ishte një formë më të sofistikuar se Antikja, e cila kishte një strukturë më komplekse dhe i trajtonte problemet përmes humorit dhe zbavitjes. Ajo kishte në fokus çështje dhe probleme lokale që sot zor se kuptohen pa ndihmën e studiuesve. Në Komedinë e Re, ishin problemet e përgjithshme ato që zinin vend.

Kjo dukej haptazi sidomos te maskat që vinin aktorët në skenë, të cilët identifikonin personazhe steriotipike, kurse te Antikja maskat ishin karikatura të njerëzve të vërtetë. Feja e politika ishin çështje që vështirë se mund të liheshin mënjanë dhe temat e trajtuara në to kishin doza të forta serioziteti, edhe pse dihen shakatë bajate, bufoneritë, që ishin shpirti i Komedisë së Lashtë Greke.

Kori ishte një element edhe më i fortë dhe shpesh konkurrenca në festivalet e dramës nuk ka qenë mes komedianëve dhe dramaturgëve, por mes koreve, që ishin të mëdhenj në numër (24 anëtarë) dhe pjestarët e tyre futeshin në konfliktet dhe gëzimet e personazheve që interpretoheshin në skenë.

Një peshë të tillë, ai nuk e pati në Komedinë e Re. Në kohën e zhvillimit të saj, Komedia e Re, u bazua në tekste realiste, me një strukturë të thjeshtë. Antikja mbeti komedia e një shteti të fuqishëm demokratik në kulmin e pushtetit të tij dhe kjo i dha mundësi Aristofanit të hulumtonte deri në kufijtë e groteskut. Kjo e bën edhe unike krijimtarinë e tij dhe 44 komeditë që krijoi.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit