Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Grate, me te rrezikuara nga cistitet

Publikuar me : 29.03.2011 Ne : Shendeti - 166 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Infeksionet e fshikezes se urines, te rrezikuara femrat


Grate me te rrezikuara nga cistitet. Madje, cdo grua te pakten nje here ne jete mund te preket nga infeksionet e fshikezes se urines. Por, nuk perjashtohen as burrat pas moshes 40 vjec, periudhe qe shoqerohet me probleme te gjendres se prostates. Ne nje interviste per gazeten Shekulli, mjekja nefrologe Benereta Hoxha, shpjegon shkaqet e prekjes nga ky infeksion, menyrat e parandalimit dhe trajtimit te tij


Çfare jane cistitet, ose sic njihen infeksionet e fshikezes se urines?


Cistitet jane infeksione te rrugeve te poshtme te urines qe prekin fshikezen e urines, e cila inflamohet nga mikroorganizma te ndryshem sic jane E.coli, proteus mikrobilis, klebsiella, koket etj.


A ka faktore favorizues te tjere per shfaqjen e cistiteve?


Arsye te tjera pervec mikroorganizmave qe permendem, mund te jene anomali te lindura te kanaleve te fshikezes, shtatzenia, perdorimi i kateterit, diabeti i sheqerit, infeksionet gjinekologjike te grate. Por dhe mbajtja e urines, per nje kohe te gjate, kur ky eshte nje fenomen i perseritur, sic mund te ndodhe gjate udhetimeve te gjata dhe te shpeshta.


Si shfaqet kjo semundje?


Cistiti eshte nje infeksion qe merret ne menyre ngjitese, pra keto mikroorganizma qe permendem me lart ndodhen ne jashteqitjen e njeriut, dhe mund te ndodhe te ngjiten nepermjet kanalit te urines ne fshikez, ku zhvillojne infeksionin.


Cila grupmoshe eshte me e predispozuar te kete te tilla probleme?


Prek te gjitha moshat, qe nga femijet dhe deri te te moshuarit. Te femijet e vegjel shkaku kryesor i infeksionit urinar jane reflukset veziko-urinar (rikthimi i urines mbrapsht si nje defekt i sfinkterit ureteral).


Eshte e vertete qe preken me shume grate sesa burrat?

Po, kjo eshte e vertete. Per kete mjafton te themi se cdo grua gjate jetes se saj kalon te pakten nje here cistit. Raporti midis grave dhe burrave eshte 3 1. Arsyet lidhen me vete ndertimin e uretres te grave (kanalit te jashtem) qe eshte me i shkurter dhe me afer anusit (kanalit te jashteqitjes).


Po ashtu dhe shtatzenite ndikojne ne shfaqjen e infeksioneve. Por gjithsesi kujdes duhet te kene edhe meshkujt, sidomos pas viti te 40 te jetes, sepse ne kete periudhe nisin problemet me gjendren e prostates, qe shfaq dhe infeksione urinare.


Po shtatzenia si ndikon?


Gjate shtatzenise, zmadhohen kanalet e urines, duke favorizuar prekjen me te lehte nga infeksioni, po ashtu vete pesha e barres shtyp fshikezen duke nxitur urinimin e shpeshte e per pasoje acarimin e mukozes se brendshme te fshikezes se urines. Shenim Neser do te lexoni se si mjekohen cistitet, komplikacionet dhe rekomandime.

Keshilla


Si mund te parandalohen?


- higjiene personale sa me e mire
- pini sa me shume lengje pa gaz
- mos pini alkool
- mjekoni semundjet e tjera favorizuese si diabeti apo dhe infeksionet gjinekologjike te grate
- tregoni kujdes gjate shtatzenise, duke bere kontrolle te shpeshta me analize urine
- zbrazni fshikezen sa here qe ndjen nevojen per te urinuar
- beni analiza te urines komplet te pakten 1-2 here ne vit

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit