Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Sociale - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Greenline Albania ka prezantuar dy ditë më parë nismën “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë 2012″.
Në lançimin e projektit, organizatorët theksuan se nëpërmjet tij synohet jo vetëm pastrimi i Shqipërisë në një ditë, por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve që kjo të kthehet në një praktikë të përditshme.
Projekti parashikon ndërtimin e një harte dixhitale që do të tregojë vendgrumbullimet e plehrave në të gjithë Shqipërinë. Projekti përfshin pastrimin e të gjitha këtyre vendgrumbullimeve, duke parë me prioritet, zonat rrëzë maleve, lumenjve, liqeneve dhe pikave turistike.
Aksioni në kuadër të programit ndërkombëtar “Let’s Clean world in one day 2012”
Është mbështetur edhe nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, e cila ka sjellë eksperiencën e suksesshme të vendit të saj në aplikimin e këtij projekti.
“Jo vetëm e pastruam vendin në një ditë, por u bashkuam si një komb i vetëm dhe bëmë diçka të mirë për të gjithë”, tha Fajon.