Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Kronike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia greke raporton se është bërë e mundur sekuestrimi i 1 kg heroine dhe 3.1 kg hashash në Selanik, ndërsa në pranga përfunduan një çift shqiptar, si posedues të mallit.
Ende nuk dihet se për ku ishte destinacioni i lëndës narkotike, por burimet saktësojnë se drogën e dispononin burrë e grua, të dy nga 31 vjeç.
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve që merreshin me shpërndarjen e tyre.