Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vihet në pranga nga policia greke 41-vjeçari Ardian Kalaveshi, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Bëhet e ditur se ky shtetas është kapur nga policia greke, pasi ishte dënuar me 25- vjet burg për vrasje. Kjo ngjarje i referohet vitit 1991, ku 41-vjeçari ka vrarë shtetasin Roland Cangonji.
Ndërkaq mësohet se kanë nisur të kryhen proceduarat e ekstradimit të 41-vjeçarit nga Greqia drejt vendit tonë, për kryerjen e dënimit për veprën penale “Vrasje me dashje”.