Publikuar me : 20.10.2011 Ne :
Rajoni - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Qindra mijëra qytetarë grekë marshuan në protestën e mbajtur para parlamentit duke kundërshtuar miratimin e masave të reja shtrënguese. Protesta, në të cilin ishin rreth 70 000 persona u kthye e dhunshme ndërmjet grupeve rivale tek demonstruesit.
Përplasjet ndodhën mes grupimit të të rinjve të veshur me të zeza dhe grupit tjetër që njihen si komunistët që mbështesin sindikatat e punëtorëve.
Policia ndërhyri për ndër shuar konfliktin por 74 persona mbetën të plagosur nga goditjet me sende të forta rrethanore.
Një person vdiq si pasojë e një ataku kardiak që nuk kishte lidhje me përleshjet.
Sot vonë pritet që parlamenti të miratojë paketën e masave të reja shtrënguese. Kryeministri Papandreu më pas do të përgatitet të udhëtojë drejtë Brukselit ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të BE-së.
“Jemi në pikën kritike, jo vetëm për ne por edhe për historinë Evropiane. Unë kurrë nuk kam dëgjuar më parë që shumica e liderëve të BE-së të thonë se janë në rrezik nga ajo që vjen pas”, tha ai para kabinetit qeveritar.