Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Greqia vijon shkurtimet buxhetore. Zyrtarët grekë të financave, kanë vijuar përpjekjet për finalizimin e shkurtimeve të reja buxhetore, në shkëmbim të ndihmës nga BE-ja dhe FMN-ja.
Ministri i Financave, Evangelos Venizelos, tha se “autoritetet janë pranë mbylljes së një vrime prej 325 milionë eurosh në buxhet”.
Në këtë nismë qëndroi dhe presidenti i vendit, Karlos Papulias, i cili ka rënë dakord që të heqë dorë nga paga e tij presidenciale, si pjesë e përpjekjeve.
Ministrat e Eurozonës pritet që të mblidhen sot për të diskutuar ndihmën prej 130 miliardë eurosh për Greqinë, të nevojshme për ta parandaluar këtë vend nga falimentimi.