Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Rajoni - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Duket se dy partitë kryesore në Greqi kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme.
PASOKU dhe Demokracia e Re, dy partitë më të mëdha greke, kanë rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme para fundit të prillit dhe jo në 19 shkurt, siç ishte kërkuar nga kreu i Demokracisë së Re, Antonis Samaras.
Përfaqësues të PASOK-ut janë shprehur se periudha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve është pas Pashkëve ortodokse (15 prill), ndërsa Demokracia e Re mendon që konsultimet të nisin para festës.