Publikuar me : 26.09.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, deklaroi në Takimin e Shoqatës Bankare në Uashington se qeveria greke është e vendosur të vazhdojë me zbatimin e masave të ashpra të kursimit, në mënyrë që vendi të shmangë mos-likuidimin e borxhit, që do të mund të ndikonte në rajonin e Eurozonës.
Sipas ministrit Athina do të vazhdojë të bëjë shkurtime të buxhetit, pavarësisht “kostos së lartë sociale dhe politike për popullin grek”. Komentet e tij vijnë në kohën kur ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe inspektorët e Bashkimit Evropian pritet të shkojnë në Athinë, për të vlerësuar nëse kjo e fundit i ka përmbushur kushtet e nevojshme për këstin e ardhshëm të ndihmës, në vlerë prej tetë miliardë eurosh.