Raste ne rritje dhe komplikacione te renda shendetesore duke shkaktuar edhe bronkopneumoni. Kjo eshte situata qe ka sjelle gripi kohet e fundit, e cila eshte shoqeruar me fluks pacientesh ne spitale. Ne urgjencen e Pediatrise se Qendres Spitalore Universitare paraqiten cdo dite rreth 100 femije per te marre ndihme shendetesore. Nderkohe, shefja e Sherbimit te Alergo-Pneumologjise, Luljeta Kote, shpjegon disa nga arsyet se perse gripi po kalon ne komplikacione dhe ben apel per sa me shume kujdes.
Komplikacionet
Gripi apo virozet, sic i quajne mjeket, po i mundojne shume femijet, pasi ka shkaktuar komplikacione te renda shendetesore. Sipas mjekeve, nga temperature e larte deri ne bllokim te frymemarrjes dhe kolle duke stimuluar edhe bronkopneumoni, jane disa nga komplikacionet qe po shkakton gripi. Ne menyren me absolute keto viroza kane ndikuar shume mbi komplikacionet e femijeve, te cilet, tashme, jane shtruar ne pavijon. Eshte e njohur shkencerisht, qe cdo infeksion viral prish imunitetin mbrojtes te organizmit, pra e demton imunitetin mbrojtes, demton tere mekanizmat qe mbrojne mushkerite, - shpjegoi Kota, duke shtuar se cdo infeksion viral stimulon zhvillimin e nje infeksion bakterial, qe normalisht eshte bronkopneumonia apo sic e quan populli, i ftohur. Sipas saj, disa nga shenjat e virozes jane temperatura e larte 38-39-deri ne 40 grade, te vjella, rrufe dhe kolle. Ndersa shenjat e komplikacioneve pneumonare jane atehere kur fillojne te dalin shenjat respiratore ne pah, kur temperatura nuk eshte me aq e larte, por fillon veshtiresia ne frymemarrje, sekrecionet dhe kolle e forte.
Epidemia
Femije dhe te rritur te prekur nga gripi. Madje, rastet jane ne rritje dhe pacientet qe perfundojne ne spital, jane nga te gjitha anet e vendit. Situata paraqitet problematike, sidomos per femijet, te cilet kane edhe organizem te dobet dhe nuk munden ta perballojne ate. Sipas mjekes Luljeta Kota, numri i larte i pacienteve, dhe aq me teper i atyre qe vijne nga te gjitha anet e vendit, eshte shqetesues. Mendoj se ketu ka epidemi, pasi na vijne shume femije te prekur nga kjo viroze, nga te gjitha rrethet e vendit, - thekson Kota. Sipas saj, numri i femijeve qe paraqiten ne Urgjence eshte shume i larte, por ne sherbimin e Alergo-Pneumologjise mbahen vetem femijet qe jane rende dhe kane nevoje te domosdoshme per ndihme mjekesore te specializuar.
Nuk jemi ne gjendje te parandalojme komplikacionet me medikamente
Infeksionet virale pergatisin terrenin per bronkopneumoni, por realisht mjeket nuk jane te afte qe me ane te medikamenteve te parandalojne bronkopneumonine. Keshtu u shpreh shefja e sherbimit te Alergo-Pneumologjise ne Pediatrine e QSUT-se, Luljeta Kota, duke shtuar se antibiotiket e perdorur pa kriter jo vetem qe nuk parandalojne semundjen, por e favorizojne me shume ate. Komplikacionet e shkaktuar nga gripi nuk mund te parandalohen me ilace, dhe sidomos me antibiotik. Shume nena kane konceptin qe sapo shohin femijen qe po e ze gripi, ta mjekojne me ilace se mos marre bronkopneumoni. Ne fakt nuk eshte keshtu pasi keto medikamente jo vetem qe nuk e parandalojne, por jane te demshme nese perdoren pa rekomandimin e mjekut specialit,- pohon Kota. Sipas saj, antibiotiku nuk eshte mjekim profilaktik per bronkopneumoni ne raste kur kemi viroza po ai prish komplet situaten normale qe kane rruget e frymemarrjes. Theksoj se dhenia e antibiotikeve kur femijet jane me probleme, nuk e parandalon bronkopneumonine. por perkundrazi mund ta favorizoje ate, - pohon Luljeta Kota.