Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Griselda tentoi vetevrasjen E bera qe te mos humbja Elvisin

Publikuar me : 03.06.2011 Ne : Kulture - 324 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Historia e rrembimit te nje gruaje shtatzene, detyrimit per te lindur dhe zhdukjes se foshnjes, e cila tronditi dy dite me pare te gjithe Shqiperine ka plasur dje si nje flluske sapuni. Gruaja nuk ka qene kurre shtatzene dhe per nente muaj me radhe ajo ka mashtruar, duket nga deshira e forte per ti dhene nje djale bashkeshortit te saj, Elvisit.


Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet, me ndihmen e eksperteve te Mjekesise Ligjore dhe mjekeve specialist te Maternitetit Mbreteresha Geraldin kane konfirmuar dje sajesen e 27 vjecares Griselda Zaimi. Pervec ndihmes se specialisteve te fushes se gjinekologjise, institucioni i akuzes ka arritur te siguroi disa prova materiale, qe
provojne se pretendimet e vajzes ne denoncimin e saj nuk qendrojne.


E ndodhur ne keto kushte te renda psikologjike dhe te tronditjes se thelle, vete 27 vjecarja Zaimi ka pranuar te rrefej te verteten, pas 24 oreve tension dhe ankth mbarekombetar. Sipas saj, gjithcka kishte bere per te forcuar lidhjen me Elvisin (zyrtarisht nuk egzistojne te martuar, megjithese kishin kohe qe bashkejetonin).


Me friken e ndarjes, pasi kishte konstatuar me ndihmen e disa analizave mjekesore se nuk mund te lind femije per shkak te problemeve shendetesore, vajza 27 vjecare, duke shfrytezuar edhe prezencen e paket ne shtepi te Rroshit muajt e fundit, kishte vendosur te shtiret sikur ishte shtatzene.


Madje per ta bere historine me te besueshme, Griselda vendoste mbushje
poshte rrobave (jastek) dhe kishte nisur nje diete intensive qe te shendoshej ne te gjithe
trupin. Dhe ne kete menyre historia e saj ishte besuar nga te gjithe. Pak dite me pare, kreu i sapo zgjedhur i Bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi kishte udhetuar per ne Itali ku do merrte pjese ne nje gezim familjar (dasme).


Gjate kesaj kohe, vajza kishte shkuar tek prinderit e saj ne Tirane, konkretisht ne banesen qe ndodhej ne rrugen Qemal Stafa. Sipas deklarimeve te vete 27 vjecares, diten e premte ishte koha e lindjes se femijes. Por, meqenese femija nuk ekzistonte dhe
dita e premte po afronte, e reja ka pesuar nje tronditje psikike ne pamundesi per te gjetur zgjidhje.


Tre dite me pare, konkretisht te marten e kaluar, aty rreth ores 19 15 minuta pasi ishte ndare nga kunati dhe mikesha e tij ne afersi te qendres tregtare Kristal kishte
blere nje thike dhe me pas i kishte kerkuar nje taksisti qe ta shpinte ne nje nga hotelet
qe ndodhet prane stadiumit Selman Stermasi, ne Tirane.


Prokuroria konfirmoi se pasi kishte zene nje dhome, vajza ka tentuar te kryeje vetevrasje, me prerje te venave te dores apo edhe me tentim varje. Por, mungesa
e guximit ka bere qe ne kushtet e renda psikike, te sajoj historine e mashtrimit. Aty rreth ores 02 00 pas mesnates, ka zbritur ne hollin e hotelit duke i kerkuar recepsionistes gjetjen e nje taksie pasi nuk ndihej mire.


Nga hoteli me ndihmen e taksise ka zbritur para klinikes private qe ndodhet ne rrugen Kongresi i Manastirit, ku ka marr nje serum dhe me pas po me ndihmen e nje
taksisti ka marre rrugen drejt Kavajes. Ne ora 3 45 minuta ka mberritur ne banesen e
Roshit, ku ne mengjes ka lajmeruar kunatin e saj shtetasin Sajmir Roshi, duke i rrefyer
mashtrimin e rrembimit. Ne keto kushte Sajmir Roshi ka denoncuar ne polici, ku kane nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen.


Deshmia ne prani te nuses se xhaxhait


Per rreth dy ore, mesditen e djeshme prokurori i ceshtjes Henrik Ligori dhe hetuesja Eriona Daupaj, ne prezence te nuses se xhaxhait te 27 vjecares Griselda Zaimi kane marre rrefimin e te vertetes per historine e saj, te sajuar per te forcuar lidhjen mes saj dhe bashkejetuesit Elvis Roshi me te cilin kishin kater vite njohje.


Sipas deshmise se saj, gjithcka ka nisur nga fakti se 27 vjecarja ndihej e vetmuar kohen e fundit ndersa bashkejetuesi i saj kthehej ne banese ne oret e vona te nates. E ndodhur ne keto kushte, vajza dyshonte se lidhja mes tyre ishte ftohur dhe ne kete moment ka sajuar historine e shtatzenise per te forcuar lidhjen mes tyre.


Griselda largohet nga familja Rroshi


Ne oret e para te mengjesit te djeshem, hetuesit e ceshtjes kane zbarkuar ne Kavaje per te marr vajzen 27 vjecare dhe ta sjell ne Tirane per ekzaminimet mjekesore ne Institutin e Mjekesise Ligjore dhe ne Maternitetin Mbreteresha Geraldin. Por kur kane mberritur
ne Kavaje nuk e kane gjetur Griselda Zaimin ne banesen e familjes Roshi.


Pas mesnates te se merkures, i ati, Muhamet Zaimi kishte marre Griselden dhe e kishte shpene ne shtepine e tij ne kryeqytet. Ne ora 9 00, efektivet e policise dhe hetues te ceshtjes, kane shkuar ne banesen e familjes Zaimi ku kane marr vajzen dhe derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore per ekzaminim.

Ekspertet e ketij institucioni nuk kane konstatuar ndonje shenje dhune te ushtruar ndaj vajzes duke mos konstatuar edhe demtime ne pjesen e fund barkut te 27 vjecares. Pas ketij ekspertimi, hetuesin e kane derguar vajzen ne Maternitetin Mbreteresha
Geraldine per ekzaminime profesionale.


Aty mjeket e ketij spitali kane konstatuar se vajza kishte probleme shendetesore dhe nuk mund te lindte dot femije. Te ndodhur ne keto kushte, vajza eshte shoqeruar per ne ambientet e Prokurorise per Krime te Renda ku eshte marr ne pyetje per dy ore.
Me pas, eshte derguar drejt baneses se familjes Zaimi, ku edhe eshte marr nen kujdesin e familjareve te saj dhe nje psikologe, pasi gjendja psikologjike ishte teper e renduar.

Ne shtepine e Elvisit, aty ku femijes imagjinar i kishin vene emrin Griel


Ate qe te ben gruaja sta ben as hasmi.. E pasi thote keto fjale ashtu cale cale ngrihet e le pas kraheve burrat e tjere te tavolines qe ethshem bisedonin per ate cka ngjau ne qytetitn e tyre. Burri rreth te 70-tave, krejt i thinjur, pertej lokalit thote se ajo ishte fjala e tij e fundin e nuk merrej me me kete muhabet. Ndersa shoket e tij ende vijonin debatin duke permendur shpesh qe gruaja fut shejtanin ne shishe etj. Per ngjarjen e Griseldes, fliste dje i madh e i vogel ne Kavaje, nderkohe qe gazetat ne pikat e shitjeve kishin mbaruar qe ne oret e para te mengjesit.


Tek familja e Rroshit


Ne rrugen kryesore te qytetit, aty ku banon familja e Elvis Rroshit, nuk ka me njerez qe presin me ankth. As djemte trupmedhenj qe dy dite me pare nuk lejonin askend te kapercente trotuarin nuk jane me aty. Nje heshtje ka rrethuar gjithcka jashte dhe brenda shtepise. Nje vajze qe te del ne dere, me thote se duhet te pyeste burrat e shtepise, nese nje gazetare mund te hyje brenda. Hyjme dhe takojme grate. Situata eshte e pazakonte. Dy dite me pare vajtonin, sot fjalet jane te evshtira te gjenden.


E kemi pritur si nuse shtepie, nuk u besojme dot vesheve cfare po thuhet. Nuk dime cte themi.. Prisnim lindjen e djalit e me kete ndjesi kemi jetuar gjithe keto muaj. Ate qe beri ajo nuk mund ta beje nje njeri normal. Nuk dime se si na gjet ky hall- te thote nusja e xhaxhait te Elvisit. I kishin vene dhe emrin djalit qe prisnin te vinte ne jete. Do quhej Griel, nje bashkim mes emrave te Griseldes dhe Elvisit. Por Grieli nuk ka qene asgje tjeter vecse nje krijese ne mendjen e 27-vjecares...


Marredhenia


Kishte kohe qe marredhenia e Griseldes dhe Elvisit nuk ishte si me pare. Njerez qe i njohin ciftin thone se pergjate pese vjeteve ata jane ndare dhe ribashkuar disa here me njeri tjetrin. Femija i ngjizur ne mendjen e Griseldes, duket se ka qene nje shtyse e forte qe Elvisi te shpalle tre muaj me pare fejesen. Sipas zakonit jane ndare llokumet. Miqte dhe fqinjet kane bere qoken duke i uruar cifti jete te lumtur e te gjate.


Barku i fryre i Griseldes ka lene te kuptohet per cdo kend qe ka shkuar ne shtepine e Elvisit arsyen e fejeses se djaloshit qe se fundmi ishte perfshire ethshem ne poltiken shqiptare. Por pervec atyre diteve te gezimit shume pak njerez e kane pare Griselden me sy. Shtatzania e paparashikuar duket se i kishte shtyre planet per martese zyrtare per me vone. Prej disa muajsh, gjithkush ne kete shtepi ka jetuar me gezimin e ardhjes ne jete te Grielit..

Elvis Rroshi Ju kerkoj ndjese, ishin oret me te veshtira te jetes sime

Kreu i bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi, shperndau pasditen e se enjtes nje deklarate per publikun duke kerkuar ndjese per lajmin e tmerrshem qe erdhi si pasoje e deklarimeve te bashkeshortes se tij. Sipas Rroshit, ai ndjen keqardhjen per angazhimin e shume aktoreve ne historine e nisur prej dites se djeshme dhe qe u cilesua nga mediat si ceshtja Griselda.


Me poshte deklarata e ndjeses se kreut te bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi


Ne emer te familjes time, te babait, nenes, vellait, motres dhe te afermve, si edhe ne emrin tim personal, i kerkoj ndjese opinionit publik per tmerrin e lajmit te djeshem qe sot rezultoi i pavertete.

U kerkoj ndjese bashkeqytetareve te mi kavajas qe ndane me mua dhe familjen oret e mia me te veshtira te jetes duke na ndenjur prane gjate kohes kur e verteta per ne ishte fare tjeter nga sa doli.

U kerkoj ndjese te vecante miqve te Partise Socialiste qe nuk u kursyen ne solidaritetin me familjen time.

Falenderoj prokurorine dhe mjeket e perfshire ne zbardhjen e ngjarjes. Ata bene gjithshka me shpejtesi, profesionalizem dhe miresjellje njerezore. U kerkoj ndjese edhe atyre per gjithe ate stres.

Falenderoj edhe median per vemendjen e vecante. Kerkoj te na falin per mundimin e tyre dje te gjithe gazetaret e kameramanet qe qendruan me ore deri naten ne rrugen para shtepise.

Çdo njeri mund ta kuptoje fare mire gjendjen shume te veshtire ku une vete ndodhem.

E vetmja gje qe premtoj me bindjen me te thelle eshte angazhimi im maksimal per tu sherbyer qytetareve kavajas dhe qytetit tim, me te cilin ndjehem sot ne nje borxh edhe me te madh.

Edhe njehere ndjese te gjitheve.

Me respekt



7 deshmi
Çfare ndodhi diten e merkure



Diten e merkure, rreth ores 10.00ne Drejtorine e Policise se Tiranes eshte vellai i kryetarit te sapozgjedhur te bashkise se Kavajes, Saimir Azem Rroshi, 36 vjec. Ai ka treguar historine se kunata e tij (nusja e vellait Elvis Rroshi), Griselda Zaimi, eshte rrembyer nga disa persona te paidentifikuar, ne rrugen Komuna e Parisit ne Tirane.


Deshmia e Saimir Roshit


Saimir Rroshi ka thene Griselden e kane marre forcerisht dhe e kane detyruar
te linde jashte deshires se saj dhe me pas i kane rrembyer foshnjen e sapolindur. Rreth
ores 04.00, te dates 01 Qershor 2011, kjo shtetase eshte lene e lire nga personat qe
e kishin rrembyer, prane shtepise se saj, ne qytetin e Kavajes. Pas marrjes se ketij
denoncimi policia e Tiranes dhe Prokuroria e Krimeve te Renda kane ngritur dy grupe
hetimore dhe kane marre ne pyetje te gjithe personat qe kane takuar ose kane pasur lidhje me Griselda (Zaimi) Rroshin.


Deshmia e shoqes


Diten kur pretendohet rrembimi, me 1 qershor, Griselda ka pire kafe me shoqen e
saj me iniciale J.T. Gjate marrjes ne pyetje ne polici ajo ka thene Kam pire kafe me
Griselden tek ambientet e lokalit te Qendres Kristal (ne pronesi te bashkejetuesit te saj).
Kemi qendruar deri rreth ores 19.00. Me pas keto shtetase kane dale nga kjo qender dhe perpara saj, Griselda ka hipur ne nje taksi duke i thene shoqes qe do te shkonte ne
shtepi. Shtetasja J.T deklaron Griselda dukej shtatzene, prane muajit te lindjes.


Deshmia e taksistit


Eshte identifikuar dhe marre ne pyetje shoferi i taksise me iniciale A.C, nga ku ka
rezultuar se, ka marre shtetasen Griselda Zajmi, qe ne dukje ishte shtatzene, prane Qendres Kristal dhe nga aty ka ndaluar tek nje farmaci ne rrugen Gjik Kuqali, ku Griselda ka blere dicka. Me pas, sipas kerkeses se Griseldes, taksisti e ka derguar kete te fundit, tek Hotel Broadway, qe ndodhet prane stadiumit Selman Stermasi ne Tirane. Griselda ka bere pagesen e taksise dhe me pas shoferi eshte larguar.


Deshmite e punonjesve te hotelit


Jane identifikuar dhe marre ne pyetje punonjesit e Hotelit Broadeay, te cilet kane
kontaktuar me shtetasen Griselda Zajmi. Recepsionistja me inicialet G.H ka thene
perpara hetuesve Griselda eshte paraqitur ne hotel e vetme, rreth ores 19.30. Ajo ka
prenotuar nje dhome duke bere pagesen dhe me pas ka hyre ne dhome. Kjo shtetase
deklaron se shtetasja Griselda Zajmi ne dukje ishte shtatzene. Punonjesi i hotelit me inicialet A.M Griselda ka qendruar e vetme ne dhome, gjate kesaj periudhe nuk ka hyre asnje person ne hotel apo dhomen e saj. Ne oren 01.50 shtetasja Griselda Zajmi, ka dale nga dhoma dhe i ka kerkuar ketij punonjesi te marre nje taksi, pasi nuk ndihej mire fizikisht. Ne deshmine e tij punonjesi me inicialet A.M ka thene Kjo shtetase nuk dukej shtatzene.


Taksisti i dyte


Hetuesit kane identifikuar dhe pyetur shtetasi me iniciale B.K, shofer taksi qe ka
marre Griselden ne hotel. Ai e ka derguar ate tek klinika mjekesore Ikeida dhe pasi e ka
lene aty, shoferi eshte larguar.
Deshmia e mjekut


Hetuesit kane marre ne pyetje mjekun dhe punonjesi i klinikes Ikeda. Mjeku me inicialet
L.G ka thene Griselda eshte paraqitur ne kete klinike rreth ores 02.10 dhe ankohej per
te vjella dhe diarre. Eshte bere menjehere terapia e kesaj shtetase nga ana e stafit mjekesor duke e trajtuar me serum. Ne deshmine e tij doktori deklaron se kjo shtetase ne dukje nuk ishte shtatzene dhe nuk pasur ankesa ne lidhje me shtatzenine. Kjo shtetase, ka qendruar ne kete klinike deri rreth ores 03.20 dhe me pas eshte larguar me taksi.


HETUESIT NA NDIHMUAN TAKSISTET


Per zbardhjen e te vertetes, sipas Prokurorise per Krime te Renda dhe Policise se Shtetit kane ndihmuar edhe taksistet qe e kane shoqeruar vajzen 27 vjecare nga Komuna e Parisit ne Hotel, me pas nga Hoteli ne kliniken private dhe nga ketu ne shtepine e saj ne Kavaje, ku edhe ka pretenduar se ishte rrembyer dhe marr peng foshnja e sapolindur.


Policia Griselda Zaimi sajoi te gjithe historine


Permes nje deklarate zyrtare, policia e kryeqytetit ka pohuar se e gjithe historia e rrembimit eshte sajuar nga Griselda Zaimi. Eshte bere ekzaminimi mjeko ligjor ne Institutin e Mjekesise Ligjore dhe ekzaminim Gjinekologjik ne Maternitetin Mbreteresha Geraldine, nga ku rezulton se shtetasja Griselda Zaimi nuk ka qene asnjehere
shtatzene.


Ne saje te veprimeve hetimore te kryera ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, bien poshte pretendimet e shtetases Griselda Zaimi mbi rrembimin e saj dhe lindjen e detyrueshme e me pas marrjes peng te femijes se sapolindur. Ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, po punohet me tej, per te sqaruar motivet dhe arsyen e krijimit te kesaj situate dhe alibie,- tha zedhenesja e policise se Tiranes, Alma Katragjini. Sipas saj, jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale te gjitha pamjet filmike te regjistruara tek qendra Kristal si dhe ne cdo ambient tjeter biznesi i pajisur me kamera pergjate rruges Komuna e Parisit.


Klinika Griseldes i dhame nje serum per helmim


TIRANE- Griselda Zaimi, bashkejetuesja e kryetarit te sapozgjedhur te Bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi, eshte paraqitur ne kliniken Ikeda, ne kryeqytet mbremjen e te martes. Burimet e Policise thane se aty 27 vjecarja ka mberritur me nje taksi dhe eshte drejtuar menjehere tek sporteli duke kerkuar ndihme per tu mjekuar. Ajo pretendonte se ishte helmuar nga nje sanduic qe kishte ngrene pak me pare. Menjehere punonjesit e sportelit e kane percjelle vajzen ne nje salle te posacme observacioni per te marre nje mjekim.


Fillimisht vajzave qe ndodhen ne katin e pare te recepsionit te klinikes mjekesore, Griselda Zaimi iu eshte prezantuar me emrin Eriselda Mulaj. Jam nga Kavaja dhe kam ardhur ne Tirane, per nje trajnim. Kam ngrene nje sanduic dhe me duket se jam helmuar pasi kam pasur te vjella. Ky ka qene komunikimi i shkurter i saj ne recepsionin e klinikes. Ne regjistrin e klinikes ishte shenuar se pacientja Eriselda Mulaj (Griselda Zaimi), me banim ne Kavaje ka marre nje serum per helmim dhe me pas.


Burime te Shekullit, thane dje per gazeten se gruaja, nuk ka pohuar mjekeve nese
ka qene shtatzene apo jo, por vetem se iu ka kerkuar ndihme pasi, sipas tyre, ajo ka pretenduar se ka qene e helmuar nga ushqimi. Menjehere pas ketij deklarimi punonjesit
e recepsionit kane njoftuar nje mjek roje te klinikes, i cili ishte aty. Ai menjehere bashke
me nje infermiere, i kane vene nje serum per ti pastruar gjakun pacientes, e cila mund te ishte helmuar nga ushqimi.


Pasi ka marre serumin, per nje kohe prej afersisht nje ore, vajza 27 vjecare ka marre serish nje taksi dhe eshte larguar nga klinika. E vetmja gje qe mbahet mend nga keta te fundit eshte fakti se gruaja eshte larguar me nje taksi qe aty, ndersa per hetuesit eshte dhene nje pershkrim se gruaja ishte e veshur me rroba te gjera shtatzenie. Hetuesit e policise kane verifikuar te gjitha regjistrat e klinikes, por ne asnje rast nuk figuronte emri i Griselda Zaimit. Aty ndodhej vetem emri i Eriselda Mulajt. Ne keto kushte, policia dhe prokuroria kane kerkuar qe te behet keqyrja e kamerave te vezhgimit te klinikes. Aty eshte zbuluar se personi qe ka mberritur gjate nates ishte realisht Griselda Zaimi.


Kater vjet, Griselda nuk mbeste dot shtatzene


Burime te Shekullit, thane se Griselda Zaimi, ka kryer edhe here te tjera vizita ne kete klinike, per probleme te fertilitetit (pamundesise per te mbetur shtatzene). Sipas burimeve te policise, gruaja ka kryer vizita te here pas hershme dhe madje edhe analiza gjate viteve 2007, 2008 2009. Madje dy vizita ajo i ka kryer gjate vitit 2010, perkatesisht
ne muajt shkurt dhe qershor te vitit te kaluar. Ne keto vizita, Zaimi, ka kryer edhe disa analiza gjinekologjike dhe vizita te ndryshme tek nje mjek gjinekolog, per problemin e shtatzenise se saj. Ne te gjitha rastet, analizat e kryera nga mjeket ne laboratoret e kesaj klinike kane zbuluar se gruaja nuk kishte mundesine biologjike per te mbetur shtatzene pasi analizat kane rezultuar negative.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit