Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gruevski ne Golloborde, anashkalon Tiranen

Publikuar me : 15.10.2011 Ne : Politike - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot po zhvillon një vizitë në fshatin Gollobordë të Dibrës, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar.


Gruevski me këtë vizitë ka anashkaluar Tiranën zyrtare. Kabineti i tij sot ka informuar mediat për vizitën e papritur në fshatin e brezit kufitar Gollobordë, i cili vijon të jetë një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone.

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve INA, Gruevski do të takojë banorët e kësaj zone dhe do t’i inkurajojë ata lidhur me regjistrimin e popullsisë, për t’u deklaruar si maqedona, duke u premtuar kujdesin e institucioneve shtetërore të Shkupit.

Kryeministri i Maqedonisë pas qëndrimit të Gollobërdë pritet të kthehet në Shkup, pa zhvilluar ndonjë takim me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Tiranës.

Delegacioni i lartë qeveritar paradite nën shoqërimin e ministrit të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta, vizituan komunën e Dibrës dhe së bashku me kreun e saj përuruan rrugën e fshatit Xhepishtë në drejtim të kufirit me Shqipërinë si dhe vizituan stacionin e rikonstrukuar të policisë kufitare në Xhepishtë, që gjendet vetëm dy kilometra në kufirin me Shqipërinë.  /INA

Komente
nga : tani
Koment publikuar ne daten 09.05.2012
pyteni gruefskin a ka pa dasm goolobordase me flamur shqiptae kur ta shofi vet do kthehet ne shqiptar

Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 94 here.
Luis Tanushi Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga mbarimi i afatit të lënë nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule për përfundimin e reformës zgjedhore, palët ende nuk kanë gjetur konsensusin. Edhe pse është biseduar në nivel teknik, asnjë prej çështjeve nuk ka gjetur zgjidhje. Gazeta “Shekulli”, ka mundur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes së fundit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ku pas pesë orë debate, nuk u arrit asnjë rezultat. Në një moment...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Numerimi elektronik, pengese temperatura dhe energjia elektrike
» Berisha Numerimi elektronik mund te deshtoje per shkak te temperatures dhe energjise elektrike
» Uollfarth Drafti i Kodit Zgjedhor, nje pune e shkelqyer qe duhet finalizuar
» Zgjedhja e presidentit, raundi i pare ne 30 maj
» Shqiperia heq vizat per kater shtete
» Ruci Po votoni kunder statusit. Patozi Ju kane kapur ethet presidenciale
» 1 muaj pa drita, banoret e Babrruse bllokojne rrugen
» Uollfarth, takim me Ramen ne seline roze
» Presidenti, Konferenca e Kryetareve diskuton sot per nisjen e procedurave
» Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit