Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Politike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka kërkuar sot bashkëpunimin e opozitës për reformën në drejtësi dhe ligjet me 3/5. Duke folur në një seminar të organizuar në Tiranë për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës, Halimi ka shfrytëzuar rastin për të reaguar ndaj një deklarate të kryesocialistit Rama në lidhje me korrupsionin në drejtësi.
“E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale”, është shprehur ministri Halimi gjatë fjalës së tij.
Duke folur për reformat e arritura në drejtësi, Halimi i ka konsideruar ato një sukses të ministrisë, ndërsa ka shtuar se sinjali më i mirë për opozitën do të ishte kontributi në vazhdimësinë e tyre.
Në aktivitet ishin të pranishëm ehde ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Etore Sequi, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Uolfarth, dhe përfaqësues nga UNICEF.