Justifikimi i shtetit Njerezit tuaj jane ne dore te drejtesise, e cila eshte e majte. Ne nuk ju ndihmojme dot
DURRES- Çeshtja e prishjes se shtepive ne Hamallaj te Durresit eshte kthyer ne nje sprove per Inspektoratin e Ndertimit, i cili edhe pse ka marre vendimin, nuk eshte ne gjendje qe ta zbatoje ate. Tentativa e pare eshte pritur me gure dhe bomba molotov nga ana banoreve duke sprapsur ndertimoret por edhe forcat e policise qe i perkrahnin. Çeshtja ka shkuar ne prokurori ndersa konflikti vazhdon qe te jete i hapur.
Kreu i ndertimores, Gjergji Bojaxhi, ka qene ne Hamallaj te Durresit ne nje takim te organizuar nga kryetari i Bashkise Sukth, Yrjan Hasani. Nga fshati merrnin pjese kryeplaku, z. Agim Selivrada, banoret Gjergj Lleshi, Agostin Lekgega, Tonin Kuqi, Simon Puta, Din Arusha, i cili ishte plagosur rende ne ngjarjet e 1 korrikut si edhe Drejtori i Policise Ndertimore te Bashkise se Sukthit. Gjate takimit Bojaxhiu eshte shprehur se shtepite ne proces legalizimi nuk do te prishen deri sa te shprehet ALUIZNI por nderkohe nje vendim i qeverise diten e merkure i ka hapur rrugen perfundimtare shkaterrimit te tyre.
Takimi i zhvilluar ne bashkine e Sukthit ka nisur i tensionuar teksa banoret i kane nderprere fjalen kreut te ndertimores. Ne jemi ketu per te degjuar ty z. Gjergj!, ti duhet te na degjosh ne,- ka thene Agostin Lekgega. Nga ana e tij, Bojaxhiu, eshte shprehur se ka respekt per malesoret por nuk mund te beje negociata ne kurriz te ligjit. Pas nje debati per siperfaqen qe do legalizohet dhe vendimin e qeverise per kete ceshtje, banoret i kane kerkuar llogari Bojaxhiut per dhunen e ushtruar me nje korrik.
Prisja ne fillim qe ju z. Gjergji ti kerkonit falje banoreve te Hidrovorit pasi i gjakoset me 1 korrik,- tha Simon Puta por pergjigjja e Bojaxhiut ishte Ata nuk i gjakosa une por policia. Banoret i kane kerkuar autoriteteve vendore qe te lirojne nga burgu njerezit e tyre te arrestuar per kundershtim te policise por pergjigjja qe kane marre eshte Drejtesia eshte ne dore te te majteve, nuk kemi cfare te bejme...