Publikuar me : 03.12.2011 Ne :
Politike - 75 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Deputeti i PS, Andis Harasani, nuk e ka pranuar detyrën që i është caktuar një ditë më parë nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Harasani ka reaguar sot nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shkruan se për shkak të planeve të tjera nuk mund të pranojë postin e ofruar.
“Të dashur miq, për arsye të planeve të tjera, duke falënderuar për besimin nuk mund ta pranoj detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së PS. I uroj suksese të gjithë të votuarve”, shkruan Harasani në profilin e tij në Facebook.
Harasani u caktua një ditë më parë Grupin e Punës për Energjinë, një prej 21 grupeve të ngritura nga PS për të shtjelluar programin e ri të saj në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.