Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Politike - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Dialogu potitik i arritur mes mazhorancës dhe opozitës është një hap pozitiv drejt integrimit të vendit në BE”. Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga Zv.kryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto,në promovimin e librit “Shteti kandidat i BE”.
Haxhinasto theksoi se integrimi i Shqipërisë në strukturat europiane është një prioritet për qeverinë shqiptare.
“Shqipëria e konsideron si prioritet integrimin dhe zhvillimet e fundit janë një hap në drejtimin e duhur. BE e ka bërë të qartë që bashkëpunimi institucional, janë rruga e vetme që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat”, tha Haxhinasto.
Gjatë fjalës së tij, ministri ka cituar se libri ka një mesazh të qartë, ku integrimi varet me performacën e çdo shteti.