Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Helmimet nga ushqimet, 75perqind e pacienteve me diarre

Publikuar me : 10.04.2010 Ne : Shendeti - 443 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sipas specialisteve, sistemi ushqimor ne Shqiperi ne 20 vitet e fundit ka ndryshuar, duke bere qe mjeket te perballen me intoksikime te ndryshme


Sistemi ushqimor ne Shqiperi, ne 20 vitet e fundit, ka ndryshuar teresisht, duke bere qe mjeket te perballen me intoksikime te llojeve te ndryshme. Madje, semundjet diarreike ne vendin tone zene vendin e dyte ne ngarkesen e semundshmerise se pergjithshme pas infeksioneve respiratore. Kjo u be e ditur dje ne konferencen e Toksi-Infeksionet Ushqimore, ku moren ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, dhe specialiste te shendetit publik.


Intoksikacionet


Semundjet diarreike ne Shqiperi zene vendin e dyte ne ngarkesen e semundshmerise se pergjithshme pas infeksioneve respiratore. Shefi i spitalit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, Dhimiter Kraja shpjegoi se trendi i pergjithshem i semundjeve diarreike eshte ne rritje, ku intoksikacionet me origjine ushqimore zene perafersisht 75perqind te tyre per cdo vit.


Sipas tij, produktet ushqimore jane nje nga burimet kryesore te perhapjes se patogjeneve potenciale me rendesi ne fushen e shendetit publik. Udhetaret, refugjatet dhe emigrantet ne ambientet e reja mund te ekspozohen ndaj rreziqeve te panjohura me natyre ushqimore.


Gjithashtu, edhe rritja e konsumit te ushqimeve te pergatitura jashte shtepise, rrit rreziqet potenciale te ekspozimit ndaj higjienes se ulet ne punishtet ku pergatiten ushqimet, pohojne specialistet, duke shtuar se salmonelozat jane infeksion/semundjet me te hasura, duke zene perafersisht 10perqind te totalit te semundjeve diarreike cdo vit ne Shqiperi.


Studimet


Specialistet pohojne se studimet epidemiologjike, klinike dhe sidomos mikrobiologjike evidentojne dy prirje te rendesishme te TIU ne vendin tone. Se pari, eshte shtimi i Toksi-Infeksioneve Ushqimore te paspecifikuar dhe atyre ne subjektet me imunitet te
komprometuar qe duhet te kishte parasysh per ndertimin e strategjive per organizimin me te mire te luftes ndaj ketyre infeksioneve.


Nga ana tjeter, sipas specialisteve, vihet re pakesim i ndjeshem dhe i qendrueshem i shpeshtesise se toksi-infeksioneve ushqimore madhore si Ethes tifoide e Shigelozave qe eshte nje arritje e madhe e shendetesise. Nderkohe, mjeket pohuan se kjo konference i perkushtohet njerit prej problemeve madhore te shendetit publik boteror, Toksi-Infeksioneve ushqimore (TIU), te cilat jane te pranishme kudo, duke prekur cdo vit 3 miliarde vete, me mbi 5 milione vdekje.


***********************


USAID ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise po pergatisin sistem te sakte te dhenash per defektet gjenetike

Defektet gjenetike, projekt per sistem te dhenash

Defektet gjenetike tashme do te paraqiten ne nje sistem te sakte te dhenash. Ministria e Shendetesise ka organizuar dje nje takim me perfaqesues te USAID ne vendin tone dhe Shoqaten e Pediatrise, ku si qellim kishin nisjen e nje projekti per regjistrimin e rasteve me imunodeficence. Sipas Ministrit te Shendetesise, Petrit Vasili, ky projekt do te beje qe shendetesia te mos referohet ne shifra ne perhapjen boterore apo ne te dhena shoqatash.


Sistemi yne shendetesor tashme do te kete te dhena te sakta ne lidhje me imunodeficencen primare pa qene nevoja qe ti referohemi shifrave qe raportojne shoqatat e qe shpesh here nuk jane reale.


Njekohesisht, dua te vleresoj mbeshtetjen e USAID ne permiresimin e cilesise se sherbimit shendetesor, u shpreh ministri Vasili. Ndersa, perfaqesuesja e USAID, doktoreshe Zhaneta Shatri, tha se bashkepunimi me institucionet shendetesore do vazhdoje dhe ne te ardhmen. Imunodeficenca primare ose crregullimet e sistemi imunitar me baze gjenetike sjellin shpesh here invaliditet tek femijet, por shpesh here ky crregullim nuk justifikohet me arsyen e vertete qe eshte baza gjenetike.


Per kete arsye, mjeket e huaj, profesore te njohur te kesaj fushe do te bashkepunojne me mjeket tane pediater ne fushen e kerkimit shkencor. Ne vendin tone numerohen gjithsej 5 raste me imunodeficence primare, por mendohet qe numri te jete me i madh.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit