Publikuar me : 15.07.2008 Ne :
Shendeti - 475 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Sipas mjekes Esmeralda Metaj ne Infektiv paraqiten rreth60 paciente ne dite nga intoksikacinet ushqimore dhe virozat e stines
Produktet ushqimore te pakontrolluar por edhe virozat e stines kane mbipopulluar Spitalin Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare *Nene Tereza*. Rreth 60 persona paraqiten per te marre ndihme mjekesore cdo dite prane ketij sherbimi duke sjelle fluks pacientesh. Mjekja Esmeralda Metaj thekson per gazeten se Inspektorati Sanitar duhet te ushtroje kontrolle sa me te rrepta ndaj tregtimit te produkteve ushqimore, por edhe vete qytetaret duhet te jene me te kujdesshem me produktet qe konsumojne.
Infektivi
Shtreterit e urgjences se Infektivit i sheh te mbushur me paciente dhe mjeket qe vrapojne per tu dhene ndihem e shpejte. Duken te keputur dhe te verdhe ne fytyre dhe shumica e tyre kane marrin serume per te marre disi veten. *Intoksikacionet ushqimore jane shkaku kryesor i fluksit te pacienteve, qe ne kete stine behen shume problematike*,- pohon mjekja Esmeralda Metaj duke shpjeguar se keto produkte nuk ruhen ne temperatura normale dhe tregtohen jashte standardeve. Por, sipas saj, ka raste qe keto produkte e kane kaluar afatin e skadences dhe konsumimi i tyre sjell ne menyre te pashmangshme intoksikacione. *Ditet e fundit eshte shtuar numri i pacienteve qe paraqiten ne Infektiv dhe numri i tyre shkon rreth 50-60 ne dite*,-pohon Meta duke shtuar se ne kete zone vijne edhe paciente me probleme nga entrovirozat qe jane tipike per stinen e nxehte. Nderkohe ajo pohon se shenjat tipike me te cilat paraqiten pacientet jane te vjellat, diarre, keputje trupore, por ne disa raste edhe temperature e larte, qe mund te kete ardhur si rrjedhoje e infeksioneve te tjera. Ndersa sa i takon moshave, specialistja thekson se ato prekin te gjitha moshat, por me te prekurit jane femijet dhe te moshuarit per shkak te organizmit te dobet qe kane.
Rekomandime
Inspektorati Sanitar duhet te veproje me fuqishem ndaj te gjitha subjekteve qe nuk plotesojne standardet per te tregtuar produktet ushqimore sidomos ne sezonin e veres. Por nga ana tjeter edhe vete qytetaret duhet te tregojne kujdes maksimal ndaj produkteve qe konsumojne, pasi ato jane shkaku kryesor qe stimulojne intoksikacionet ne keto dite te nxehta. Duke kerkuar qe keto rekomandime te ndiqen ne menyre te perpikte, mjekja Esmeralda Meta thekson se cdo person qe ka probleme nga intoksikacionet ushqimore dhe virozat e stines duhet te paraqiten tek mjeku specialist, pasi neglizhenca mund te sjelle pasoja me te renda.
Shenjat
Te vjella
Diarre
Keputje trupore
Temperature e larte