|
Hepatiti B, si te mbrohemi nga semundja e rrezikshme
Publikuar me : 17.02.2011 Ne :
Shendeti - 215 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Hepatiti B, semundja e rrezikshme mund te parandalohet dhe te mjekohet, por vetem nese tregohet kujdes ndaj saj. Mjeku gastro-hepatolog, Altin Cekodhima, shpjegon sot pikerisht se si mund te mbrohemi nga semundja.
Si mund te parandalohet ?
Menyra me e mire e parandalimit eshte vaksinimi. Ne vendin tone ajo ka nisur qe nga janari i vitit 1994. Per femijet dozat e vaksinimit jane 05. ml ne diten e pare te lindjes, e njejta doze injektohet pas nje muaji dhe po aq dhe pas 6 muajsh. Ndersa te rriturit vaksinohen me 3 doza nga 1 ml. Menyra te tjera parandalimi jane raportet seksuale me mjete mbrojtese, shmangia e partnereve te rastesishem, perdorimi i perbashket i shiringave, furcave te dhembeve, makinave te rrojes, etj.
Po regjimi ushqimor si duhet te jete te te semuret me hepatit?
Ushqimi duhet te jete i pasur ne kalori, me yndyra bimore, dhe jo pikante. Gjithashtu duhet te mbahen parasysh rregullat higjeno-sanitare, si per te gjitha semundjet infektive.
Mund te na thoni konkretisht kush duhet te vaksinohet per tu mbrojtur nga hepatiti B?
Te gjithe femijet e sapo lindur e adoleshentet e pa vaksinuar (per te cilet ekziston ligji me detyrim). Te rriturit me rrezik nga hepatiti B perfshin personat qe kane me shume se 1 partner seksual, burrat qe kryejne raport seksual me burra , te droguarit, personeli sanitar dhe persona te tjere qe jane te ekspozuar ndaj gjakut apo lengje
organike te infektuar. Nese nuk je i sigurt se je apo jo ne rrezik, kerkoni ndihme mjekut apo asistentes sanitare te qendres se vaksinave. Njerezit duhet te vaksinohen me 3 doza te vaksines kunder hepatit B.
Kush rrezikohet?
Disa persona rrezikojne te infektohen me shume se te tjeret. Per shembull ne disa zona eshte e zakonshme transmetimi i semundjes gjate shtatzenise nga nena tek femija. Ne vende te tjera njerezit mund te infektohen nga hepatiti B nese kryejne marredhenie seksuale pa mbrojtje, ose nese jane perdorues te drogave me injeksion dhe perdorin te njejtat shiringa. Profesionistet ne fushen e shendetesise, qe gabimisht mund te kene pasur kontakt te drejtperdrejte me age gjate mjekimit te semureve. Persona qe banojne ne te njejten shtepi me mbartesit e hepatitit B (ne keto raste nuk duhet te perdorin te njejtat sende te higjienes personale, si furca dhembesh, brisqe rroje)
Faktoret e riskut
Si mjekohet?
Ekzistojne ilace te ndryshme per mjekimin e Hepatitit B. Disa veprojne duke transformuar reagimin imunitar te organizmit tuaj kunder virusit. Ilace te tjera veprojne duke nderhyre drejtperdrejte ne procesin gjate te cilit virusi shumefishohet duke ulur sasine e tij ne gjak.
Qellimi i pare i mjekimit me ilace eshte ulja e sasise te virusit ne gjak. Qellimi i dyte eshte mbajtja e virusit ne nivelet me te ulte te mundshme. Mjeku juaj duhet tju shpjegoje me mire rreth Hepatitit B sepse kjo eshte e rendesishme dhe cili mjekim me ilace eshte me i pershtatshem per rastin tuaj.
Informimi, berja e analizave te gjakut, vaksinimi dhe mjekimi do bejne te mundur uljen e pasojave te hepatitit B.
Rruget e transmetimit
-marredheniet seksuale te pambrojtura me partnere te infektuar apo te rastesishem
-perdorimi te njejtave shiringa
-transfuzioni i gjakut
-perdorimi i furcave te dhembeve, makinave te rrojes
-berja e tatuazheve, nese nuk kryhen ne kushte higjienike te pershtatshme
-procedurat endoskopike
Shenjat e semundjes
Lodhje
mungese oreksi
dhimbje koke
te vjella
temperature e larte
Si te mbrohemi ?
-Ekziston nje vaksine kunder hepatitit B
-Behen 2 injeksione me nje muaj interval e nje e trete mbas 6 muajsh.
-Per personat, qe punojne ne spitale e klinika, kjo vaksine duhet te jete e detyruar.
-Mbrohuni nga raporte seksuale
'
Komente

nga : kastriot
Koment publikuar ne daten 12.12.2011
un dua te di kur un e kam kaluar hepatitin b dhe dua te bej mardhenie me partneren si mund ta mbroj femijen nga hepatiti b. ju faleminderit per mirkuptimin
|
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|