Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hepatiti C, semundja e heshtur qe vret

Publikuar me : 18.02.2011 Ne : Shendeti - 274 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Si mund te mbrohesh nga hepatiti C
Eshte semundje qe parapet shume lehte dhe eshte shume e rrezikshme. Behet fjale per Hepatitin C, e cila eshte nje semundje inflamatore e melcise. Menyra me e shpeshte e transmetimit jane transfuzionet e gjakut. Kjo eshte nje semundje qe shpesh here eshte e heshtur, dhe pa shenja klinike, por qe mund te jete dhe fatale per jeten e pacientit. Mjekja pastro-hepatologe, Albana Duni, shpjegon se si shfaqet kjo semundje, cilet jane faktoret e riskut dhe si mund te mbrohesh nga kjo semundje


Doktoreshe, cfare eshte hepatiti C?
Hepatiti C eshte inflamacioni i melcise i shkaktuar nga prania ne gjak e virusit te hepatitit C. Infektimi me virusin e hepatitit C con ne semundje kronike te melcise si cirroza dhe kanceri i melcise.


Si transmetohet virusi i hepatitit C?
Virusi i hepatitit C transmetohet nepermjet kontaktit direkt me gjakun e infektuar.


Kush rriskon me shume per tu prekur nga ky virus?
Njerezit me te rrezikuar per tu prekur nga virusi i hepatitit C jane personat qe kane marre gjak, sidomos para 1992 (para fillimit te procedurave rutine te kontrollit te gjakut) si hemofiliket, te hemodializuarit, talasemiket. Po ashtu, perdoruesit intravenoze te droges, qofte dhe per nje here te vetme. Personat qe kane kryer nderhyrje dentare ose kirurgjikale. Te rriskuar jane dhe ata persona qe kane bere tatuazhe ose body piercing, femijet qe lindin nga nena e infektuar. Te ekspozuar ndaj riskut te infektimit jane dhe personeli shendetesor, i cili eshte ne kontakt me kete kontingjent te semuresh. Po ashtu, mjaft ne risk jane dhe personat qe kryejne marredhenie seksuale me shume partnere.


Si shfaqet kjo semundje?
Infeksioni nga hepatit C kalon ne dy faza faza e pare, ose hepatiti viral akut, ndodh ne 6 muajt e pare pas infektimit me virusin e hepatitit C dhe vetem 20 perqind e te semureve, arrijne ta pastrojne virusin nga organizmi i tyre, pa pasur nevoje per mjekim. Gjate fazes se dyte ose qe njihet si hepatiti kronik, 80 perqind e pacienteve te infektuar do te zhvillojne hepatit kronik viral C (HCV). Hepatiti C ka nje zhvillim te ngadalte per 10 deri 20 vjet. Afersisht 20perqind e pacienteve me HCV do te zhvillojne cirroze. Nga ky kontingjent, 6perqind arrijne dekompensim, dhe 4perqind zhvillojne kancer te melcise. (Shenim Ne numrin tjeter do te lexoni se si mund ta kuptosh se je me hepatit C, si mund te parandalohet dhe si mund te mjekohet)


Hepatiti C mund te demtoje melcine per 10-40 vjet
Hepari (melcia) eshte organi me i madh i organizmit, i lokalizuar nen harkun brinjor te djathte dhe qe eshte pergjegjes per 500 funksione vitale. Ne te perpunohet cdo gje qe ne marrim nga ushqimi, nga frymemarrja dhe nga absorbimi nepermjet lekures.
Melcia konverton substancat tona ushqimore ne energji dhe nderton muret e muskujve, hormonet, faktoret e koagulimit dhe faktoret imunitare. Ne te magazinohen shume vitamina, minerale dhe glukoze per tu perdorur me vone si energji.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit