Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hepatiti C, si mund te parandalohet

Publikuar me : 21.02.2011 Ne : Shendeti - 213 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Hepatiti C eshte semundje e rrezikshme, e cila kercenon deri ne vdekje. Ndaj, e rendesishme eshte se si ta kuptosh se vuan nga ky virus. Mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni, tregon se cilat jane shenjat e semundjes dhe si mund te parandalohen.


Si mund ta kuptosh se je prekur nga ky virus?


Per sa i perket shenjave klinike ato jane te pakta, prandaj hepatiti viral C eshte cilesuar si semundja e heshtur. Me shpesh takohet lodhja, ankthi, depresioni, rendimi ne anen e djathte. Pacienti shfaq humbje te oreksit, zverdhje te mukozave dhe te lekures, te perziera, dhimbje muskujsh dhe artikulacionesh.


Hepatiti C mund te kete edhe manifestime te tjera ekstra hepatike, si hematologjike (anemi aplastike, trombocitopeni), dermatologjike (vaskulit, porfiria), renale (glomerulonefriti, sindroma nefrotike), endokrine (diabet,antitrupa antitiroide), vaskulare (vaskuliti i nekrotizuar, poliartriti nodoz).


Si mund te parandalohet prekja nga ky virus?


Fatkeqesisht, deri me sot nuk ka vaksine per hepatitin C, prandaj parandalimi konsiston thjesht ne kujdesin qe duhet treguar, duke pasur parasysh rruget e marrjes se infeksionit.
Pacientet duhen te testohen per hepatit C, nese ato kane faktore te njohur risku dhe nese, kane transaminaza te larta. I rendesishem eshte roli i biopsise hepatike, pasi biopsia konfirmon diagnozen klinike, vlereson shkallen e demtimit fibrotik dhe nekroinflamator, vlereson terapine dhe patologjine bashkekzistuese. Te gjithe pacientet me HCV jane kandidate te mundshem per trajtim.


Si mjekohet kjo semundje?


Mjekimi behet me interferon te pegiluar dhe me ribavirine. Keto medikamente nxisin sistemin imun, luftojne virusin dhe parandalojne shumezimin e tij. Me fjale te tjera terapia ndaj hepatitit C synon te pastroje virusin nga organizmi dhe te parandaloje zhvillimin e cirrozes, te kancerit dhe te insuficenses se melcise. Keshtu mund te arrihet nje pergjigje virologjike e qendrueshme, cka do te thote qe virusi te mos jete me i kapshem ne gjakun e pacientit 6 muaj pas perfundimit te terapise. Ky rezultat eshte tregues i sherimit te plote.


Hepatitet ne vendin tone


Sipas specialisteve te shendetit publik, 6 ne 100 persona kane hepatit B, ndersa 1perqind e popullsise ka hepatit C. Shenjat dhe transmetimi i semundjes. Hepatitet jane nje rrezik serioz per shendetin e popullates. Vendi yne mbetet nder vendet e para ne Europe per semundshmerine nga hepatitet.


Dy tipat me te rrezikshem jane hepatiti B dhe C, te cilet transmetohen vetem nepermjet gjakut dhe kontaktit seksual. 6 ne 100 persona ne Shqiperi kane hepatit B, ndersa 1perqind e popullates vuan nga hepatiti C. Sipas specialisteve te shendetit publik, ky i fundit eshte po aq i rrezikshem sa edhe semundja e HI/AIDS. Sipas specialisteve te shendetit publik, vdekshmeria nga hepatitet eshte e larte dhe pikerisht rreth 20perqind e te prekurve nga hepati C humbin jeten. Specialistet bejne apel per testimin ne kohe dhe trajtimin e semundjes.


Mjekesia njeh tre lloj hepatitesh, tipi A i quajtur ndryshe verdheza e zakonshme, e cila merret nga ushqimet, uji i ndotur apo mungesa e higjienes dhe eshte plotesisht e sherueshme, - shpjegojne specialistet e shendeti publik, duke shtuar se hepatiti B dhe C qe merren vetem nga kontakti seksual dhe gjaku, jane vdekjeprurese, nese nuk kurohen ne kohe.


Perhapja


Ne bote ka 170 milione njerez te infektuar nga virusi i hepatitit C (HCV), shifer kjo qe i korrespondon rreth 3perqind e popullsise se botes. Çdo vit numerohen 3 deri 4 milione raste te reja me infeksion HCV.

Risku
Kush eshte me i ekspozuar ndaj virusit

- personat qe i jane nenshtruar transfuzionit te gjakut
- perdoruesit e drogave
- personat qe kane kryer nderhyrje dentare ose kirurgjikale
- personat qe kane bere tatuazhe
- femijet qe lindin nga nena e infektuar
- personeli shendetesor
- personat qe kryejne marredhenie seksuale me shume partnere

Kanceri i zorres se trashe, mjeket japin alarmin


Kanceri i zorre se trashe po kercenon gjithnje e me shume shqiptaret. Njerezit tashme po ushqehen keq, duke pasur si baze te vakteve te tyre mishin dhe produkte te pasura me yndyre shtazore, per te cilat mjeket bejne apel te hiqet dore. Ne konferencen e djeshme organizuar me mjek onkolog u be me dije se keto produkte permenden si faktore kryesore i numrit te larte te personave qe vuajne nga kanceri i zorres se trashe. Mjekja onkologe ne sherbimin e Onkologjise ne QSUT, Dhurata Tarifa, shpjegoi disa nga arsyet e semundjes.


Risku per kancerin e zorres se trashe zvogelohet tek pacientet, te cilet nuk perdorin produkte shtazore nuk jane obez dhe bejne jete aktive. Keshtu u shpreh Dhurata Tarifa duke theksuar se kjo semundje prek me shume burrat. Shkak mund te behet ushqimi i keq, obesiteti apo jeta sedentare, - eshte shprehur mjekja onkologe e QSUT-se, Dhurata Tarifa.


Ndersa shefi i pavijonit onkologjik, Agim Sallaku, flet per dyfishim te numrit te personave te prekur nga kanceri ne vendin tone dhe se vdekshmeria tyre pritet te kaloje dhe shifrat e vdekshmerise kardiovaskulare. Ndaj, ai u ben apel qytetareve te jene te kujdesshem ne ushqim, por, nga ana tjeter, ai rekomandon perdorimin e aspirines ne doze 100 miligrame per parandalimin e kesaj semundjeje.


Ne vendin tone kemi dyfishim te rasteve regjistrohen rreth 5500 raste te reja ne vit. Keshillohet nje aspirine ne mengjes pas ushqimit dhe eshte e rekomandueshme pas moshes 50 vjec, por eshte vertetuar se edhe perdorimi me heret shmang kancerin, per parandalimin e saj, - tha Sallaku. Ai shpjegon se rastet me kancer ne vendin tone kapen ne stade te larta, ndaj dhe vdekshmeria eshte shume e larte. Ne pak raste kjo semundje eshte e trashegueshme.


Per nje numer te madh te te semureve, karakteristike eshte ushqimi i dobet, perplot me yndyra, mbipesha si dhe aktivitetet e pakta fizike. Me nje modifikim te vogel te ketyre tre parametrave, lajmerimi i kancerit ne zorre te trashe do te mund te zvogelohej per 70perqind.
Ushqimi do te duhej te bazohej ne sasi me te madhe te pemeve dhe perimeve, qe permbajne sasi te larte te vitaminave dhe perberesve tjere qe ndikojne negativisht apo ngadalesojne zhvillimin e kancerit ne zorre te trashe.


Konsumimi i mishit te kuq do te duhej te zvogelohej ne mase drastike, ngase pershpejton shfaqjen dhe zhvillimin e kesaj semundjeje. Nje hulumtim klinik ku kishin marre pjese rreth 500.000 nga kontinenti i Europes ka treguar se njerezit qe konsumojne shume peme dhe perimeter 40perqind zvogelojne rrezikun per tu prekur nga kanceri ne zorre te trashe.


Mbajtja e nje peshe normale jashtezakonisht ka rendesi. Personat qe kane peshe te shtuar apo jane te plote, 50perqind me shume jane te rrezikuar nga kjo semundje. Konsiderohet se perqendrimi i larte i insulines ne gjak dhe shfaqja e infeksioneve kronike, jane ato qe shkaktojne zhvillimin e kancerit.


Aktivitetet e rregullta fizike luajne nje rol kyc ne parandalimin e kesaj semundjeje. Menyra e te qendruarit ulur mund te jete faktor i nje sere semundjesh, e ne mesin e tyre dhe te kancerit ne zorre te trashe. Nje numer i madh i studimeve ka vertetuar se aktivitetet e rregullta fizike zvogelojne mundesite e shfaqjes se kancerit ne zorre te trashe per 50perqind. Kjo shpjegohet me faktin se aktiviteti fizik zvogelon nivelin e sasise se insulines ne gjak e me vete kete parandalon shfaqjen e proceseve infektuese.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit