Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hetim pasurise se 188 zyrtareve

Publikuar me : 21.04.2011 Ne : Politike - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Shorti i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka perzgjedhur dje emrat e 188 zyrtareve qe do te hetohen imtesisht per pasurine e tyre. Ne
short u perfshire 4692 subjektet deklarues qe jane aktualisht ne funksion ose qe kane qene ne detyre deri ne fund te vitit 2010.


Ne listen e gjate me emra bie ne sy mungesa e zyrtareve VIP dhe nje numer i madh
prokuroresh, gjyqtaresh dhe punonjesish te tatimeve e doganave. Ne liste ndodhen shtate deputete te Kuvendit te Shqiperise, te ndare ne kater perfaqesues te Partise Socialiste dhe tre te Partise Demokratike. Per PS-ne, do te kalojne ne kontroll te plote deputetet Ermonela Felaj, Tom Doshi, Qemal Minxhozi dhe Gjoke Jaku, i cili eshte njekohesisht edhe kandidati i opozites per bashkine e Lezhes.


Nga mazhoranca do te kalojne ne kontroll te plote deputetet Edi Paloka, Luan Skuqi dhe Aldo Bumci. Ne liste ndodhen 16 prokurore dhe 18 gjyqtare te te gjitha niveleve. Ndryshe nga vitet e tjera, shorti nuk ka perzgjedhur asnje funksionar te larte partie ose te qeverise. Pas shortit, kreu i Inspektoratit, Adriatik Llalla, ka vleresuar bashkepunimin me median per zbulimin e rasteve te fshehjes se pasurise dhe konfliktit te interesit.


Gjate vitit 2010, numri i rasteve te denoncuara nga publiku per zyrtare te perfshire ne konflikt interesi apo ne fshehje te pasurise eshte shumefishuar. Fale ndergjegjesimit te medias, shoqerise civile dhe publikut te gjere, edhe rezultatet konkrete te Inspektoratit te Larte kane qene me te larta ne planin sasior dhe cilesor,- tha Llalla.


Sipas tij, pas pak ditesh, Inspektorati i Larte do te beje publike rezultatet e procesit te dorezimit dhe administrimit te deklaratave te pasurive nga zyrtaret subjekte deklarues, masat qe do te merren ndaj atyre zyrtareve qe nuk kane respektuar afatet ligjore si edhe do te nise publikimin e deklarimeve bazuar ne kerkesat e te gjithe te interesuarve.


Ndersa Ambasadori i OSBE ne Tirane, Eugen Uollfarth, vleresoi ne fjalen e tij bashkepunimin me Inspektoratin e Larte, si edhe theksoi rendesine e transparences dhe
koordinimit me publikun per arritjen e rezultateve ne luften kunder korrupsionit.


Fshehja e pasurise dergohet ne prokurori
Nese ILDKP zbulon se pasurite e nje zyrtari jane fituar si rrjedhoje e fshehjes se detyrimeve fiskale, Inspektori i Pergjithshem njofton organet tatimore. Te gjitha dokumentet e marra nga Inspektorati ruhen per nje periudhe 10-vjecare.


Sipas ligjit, deklaratat dhe te gjitha dokumentet qe i shoqerojne ato jane dokumente zyrtare. Paraqitja ne to e te dhenave te rreme perben veper penale dhe denohet sipas legjislacionit ne fuqi. Edhe ne rastet kur Inspektorati veren se zyrtaret kane pasuri te
tjera, pervec atyre qe kane deklaruar ne formular, ceshtja dergohet ne prokurori ne formen e nje kallezimi penal.


Por vitet e fundit eshte vene re nje perplasje mes dy institucioneve. Inspektorati eshte
ankuar dosa here se prokuroria mbyll ceshtjet e zyrtareve qe kane fshehur pasurine.


Çfare ndodh kur nje zyrtar nuk deklaron pasurine
Sipas ligjit per ILDKP-ne, nese nje zyrtar refuzon te plotesoje formularin e deklarimit te pasurise, ndaj tij nis procedura per humbjen e funksionit dhe dergohet per ndjekje penale. Inspektorati, brenda 30 diteve, i dergon organit pergjegjes njoftimin e motivuar per largimin nga puna te personit qe refuzon te deklaroje.


Ky organ, brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit, eshte i detyruar te marre masa per largimin nga puna te punonjesit qe ka refuzuar deklarimin. Ne raste kur personi qe refuzon deklarimin eshte i zgjedhur vendor ose ka imunitet, njoftohet Kuvendi.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 94 here.
Luis Tanushi Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga mbarimi i afatit të lënë nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule për përfundimin e reformës zgjedhore, palët ende nuk kanë gjetur konsensusin. Edhe pse është biseduar në nivel teknik, asnjë prej çështjeve nuk ka gjetur zgjidhje. Gazeta “Shekulli”, ka mundur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes së fundit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ku pas pesë orë debate, nuk u arrit asnjë rezultat. Në një moment...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Numerimi elektronik, pengese temperatura dhe energjia elektrike
» Berisha Numerimi elektronik mund te deshtoje per shkak te temperatures dhe energjise elektrike
» Uollfarth Drafti i Kodit Zgjedhor, nje pune e shkelqyer qe duhet finalizuar
» Zgjedhja e presidentit, raundi i pare ne 30 maj
» Shqiperia heq vizat per kater shtete
» Ruci Po votoni kunder statusit. Patozi Ju kane kapur ethet presidenciale
» 1 muaj pa drita, banoret e Babrruse bllokojne rrugen
» Uollfarth, takim me Ramen ne seline roze
» Presidenti, Konferenca e Kryetareve diskuton sot per nisjen e procedurave
» Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit