Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hiqen dy taksa per makinat, por taksohen me 5 lek/liter karburantet

Publikuar me : 06.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 211 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të gjitha taksat që kanë paguar deri më sot pronarët e makinave mblidhen në një të vetme. Gazeta zbardh draftin e Ministrisë së Financave në lidhje me ndryshimet ligjore mbi taksat e automjeteve si dhe mënyrën se si do të paguhen ato. Ministria ka hartuar në formulë të ngjashme me atë aktuale për përllogaritjen e taksës që duhet të paguajë çdo shqiptar që importon në vend një makinë të përdorur. Formula për përllogaritjen e taksave që duhen paguar bazohen totalisht tek cilindrata e makinës. Në formulën e re nuk ka rendësi viti në të cilin është prodhuar makina, por fakti nëse ajo ndot më pak apo më shumë, kjo pasi makinat me cilindratë të madhe dhe që punojnë me naftë duhet të paguajnë më shumë taksa se sa makinat me motor të vogël që punojnë me benzinë.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, të gjitha makinat e reja që hyjnë në vend nuk do të paguajnë asnjë taksë për tre vite me radhë, përveç TVSH-së në doganë. Kështu përshembull, nëse ndryshimet ligjore hyjnë në fuqi deri në fund të Korrikut, mund të futën në Shqipëri pa paguar asnjë taksë, të gjitha makinat e prodhuara nga Korrikut i vitit 2008. Kjo bëhet me qëllimin për të stimuluar futjen e makinave të reja në vend.

Importuesit e makinave nuk do të paguajnë taksë tjetër në doganë përveç Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa pagesat e tjera do të bëhen në momentin e kryerjes së kolaudimit të automjetit. Burimet theksojnë se të gjitha taksat e tjera siç është ajo e regjistrimit (2 400 lekë), apo taksat e qarkullimit (7 000 lekë për makinat me benzinë dhe 10 000 lekë për makinat me naftë) do të hiqen dhe e vetmja taksë do të jetë ajo për kolaudimin e automjetit. Aktualisht, taksa e kolaudimit të autoveturave është 1 800 lekë, por pritet të rritet për shkak të këtyre ndryshimeve ligjore.

Por si do të funksionojë procedura e re që parashikon heqjen e doganës për makinat si dhe pagesa e taksës? Në momentin kur një qytetar fut makinën në territorin e vendit, ai paguan vetëm TVSH-në. Më pas, makina dërgohet për kontroll teknik. Pikërisht në këtë moment bëhet edhe përllogaritja e taksave që ai paguan. Për këtë ka një formule të posaçme, e cila bazohet tek cilindrata, lloji i karburantit si dhe një koeficient për llojin e mjetit. Ky i fundit do të jetë i përshkallëzuar. Për autoveturat, koeficienti do të jetë më i ulët se sa ai për mjetet e tonazheve më të mëdha. Formula e përllogaritjes së taksës do të jetë: cilindratë X koeficienti për llojin e karburantit (20 për benzinën dhe 25 për naftën) X koeficienti për llojin e mjetit. Sa më i lartë tonazhi, aq edhe më i madh koeficienti dhe aq shumë duhet të paguajë pronari i mjetit.

Të gjitha ndryshimet ligjore bazohen mbi logjikën e dekurajimit të futjes së automjeteve të vjetra në vend. Duket që viti i prodhimit është hequr nga formula e përllogaritjes së doganës por Ministria ka menduar një zgjidhje tjetër, atë të heqjes së taksave për makinat e reja që futën në vend. Krahas kësaj, fakti që formula e re bazohet mbi cilindratën dhe llojin e karburantit pritet të stuimukojë qytetarët që të fusin në vend makina me benzinë dhe cilindratë të ulët, të cilat ndosin më pak se sa makinat me naftë dhe që djegin më shumë karburant.

11 200

Lekë përllogaritet të jetë totali i detyrimeve vjetore që duhet të shlyejë pronari i një autoveture me benzinë sipas nivelit të taksave aktuale

 

Nuk ndryshojnë taksat për makinat e targuara

Ndryshimet ligjore vlejnë vetëm për automjetet që do të importohen në vend pas hyrjes në fuqi të tyre. Makinat që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri dhe që kanë paguar doganë nuk do të prekën dhe do të vijojnë të paguajnë taksat siç kanë bërë deri më tani. Pra, një taksë të vetme do të fillojnë të paguajnë të gjithë automjetet që futën në territorin e vendit brenda korrikut të këtij viti, ndërsa automjetet e targuara do të paguajnë taksat siç kanë bërë deri më tani. Aktualisht, për një automjet paguhet taksë regjistrimi prej 2 400 lekë, taksë qarkullimi 7 000 lekë për makinat me benzinë dhe 10 000 lekë për makinat me naftë. Këtyre taksave i shtohet edhe ajo e kolaudimit me vlerë 1 800 lekë. Në total, për një makinë me benzinë detyrimet vjetore që duhen shlyer janë rreth 11 200 lekë.

 

Rriten taksat, shtrenjtohen me 5 lekë/litër karburantet

Harxhon shumë, do paguash më shumë. Kjo është logjika mbi të cilën Ministria e Financave pritet të ndërhyjë në taksën e karburanteve. Burime nga ky dikaster bëjnë me dije se bashkë se krahas doganës së makinave, ndryshimet ligjore pritet të prekin edhe taksën e naftës dhe benzinës. Kështu, taksa për karburantet pritet të rritet me pesë lekë për litër nga sa është aktualisht. Në këtë moment, taksa e karbonit për benzinën është 1.5 lekë për litër dhe ajo për naftën, 3 lekë për litër. Sipas ndryshimeve që pritet të bëjë Ministria e Financave, taksa e benzinës do të bëhet 6.5 lekë për litër, ndërsa ajo e naftës shkon në 8 lekë për litër.

Efekti i parë pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve pritet të jetë shtrenjtimi i karburanteve me minimumi 5 lekë për litër. Nëse aktualisht një litër benzinë u kushton shoferëve mesatarisht 168 lekë për litër, me rritjen e taksës së karbonit, ajo pritet të shkojë minimalisht 173 lekë për litër.

Në fakt, rritja e taksës së karbonit vjen njëkohësisht me heqjen e doganës për makinat duke favorizuar automjetet e reja, të cilat qëllim kryesor kanë uljen e ndotjes së ajrit në vend. Në këto kushte, do të paguajnë më shumë taksa ata që harxhojnë më shumë dhe më pak ata që e lëvizin automjetin e tyre më pak. Më parë, të gjithë pronarët e automjeteve paguanin minimalisht nga 11 200 lekë apo 14 200 lekë në varësi të karburantit që përdor makina, pavarësisht nëse e përdorin apo jo atë. Nëse automjeti lëviz më shumë, automatikisht do të konsumojë edhe më tepër karburant. Shoferi do ta blejë edhe më shtrenjtë karburantin duke futur më tepër para në arkën e buxhetit të shtetit. Në këtë mënyrë, qeveria vjel taksën të shpërndarë në formë më të drejtë.

Krahas nismës për uljen e ndotjes, qeveria synon të rrisë edhe të ardhurat në buxhet pasi karburantet janë një burim i mirë parash për arkën e shtetit. Aktualisht, një litër naftë apo benzinë i nënshtrohet një mori taksash para se të arrijë tek konsumatori final. Kështu përshembull, fillimisht paguhet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në masën e 20 për qind të vlerës. Po ashtu, për çdo litër naftë apo benzinë paguhet 37 lekë akcizë, kësaj i shtohet edhe taksat e karbonit, e cila momentalisht është 1.5 lekë për litër për benzinën dhe 3 lekë për litër për naftën. Në mënyrë të përsëritur, importuesit e karburanteve kanë apeluar për uljen e detyrimeve në fjale duke theksuar se aplikimi i tyre rrit me rreth 100 për qind çmimin për konsumatorin final.

6.5 lekë për litër pritet të shkojë taksa e karbonit për benzinën. Aktualisht taksa për këtë karburant është 1.5 lekë për litër

8 lekë për litër pritet të shkojë taksa e karbonit për benzinën. Aktualisht taksa për këtë karburant është 3 lekë për litër

 

 

Taksa në çmimin e naftës

4.8 perqind Taksa karbonit

95.2 perqind kosto, taksat e tjera, fitimi kompanisë, etj

Rritja e taksës së karbonit pritet të shtrenjtojë çmimin e karburanteve në vend. Pas kësaj rritje, nëse i referohemi çmimeve aktuale, taksa e karbonit do të përbëjë rreth 4.8 për qind të çmimit final të një litri naftë që blejnë qytetarët.

 

Taksa e karbonit në çmimin e benzinës

3.8 perqind Taksa karbonit

96.2 perqind Kosto, taksat e tjera, fitimi kompanisë, etj

 

 



Ligji aktual

Dogana përllogaritet sipas formulës: Vit prodhimi X cilindratë X koeficienti i karburantit (20 për benzinën dhe 25 për naftën).

Taksa e regjistrimit për autoveturat është 2 400 lekë

Taksa e qarkullimit është 7 000 lekë për makinat me benzinë dhe 10 000 lekë për makinat me naftë

1 800 lekë është taksa e kolaudimit

 

Ligji i ri

Taksat unifikohen në një të vetme

Makinat e reja që hyjnë në territorin e vendit nuk paguajnë taksa tre vitet e para

Në momentin e hyrjes paguhet vetëm Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Detyrimi vjetor përllogaritet sipas formulës Cilindratë X karburanti (20 për benzinën dhe 25 për naftën) X koeficienti fiks për llojin e mjetit (autoveturë, kamion, etj)

Rritet me 5 lekë taksa e karbonit për naftën dhe benzinën

Nuk ndryshon sistemi i taksave për makinat që janë aktualisht të targuara

 

 

Emirjon Senja

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit