Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Kështjella e Shqipërisë,
s’e ka të fortë bazamentin,
gjersa kreu i qeverisë,
çdo ditë sulmon Presidentin!
Kur shahet i par’i vendit,
asgjë nuk shkon përsëmbari,
aq më shumë që është bërë,
m’i rëndë bishti nga sqepari!
Me ngjyrime është fjala,
po s’të nxin dot si qymyri,
le të hidhet përpjetë Sala,
po i pari është Bamiri!
Pokjo histori e keqe,
s’është e para me Saliun,
se ai këto hendeqe,
ikish’ dhe me Moisiun!
Gjithnjë është qethur me deshtë,
ka mësy’ televizionet,
po puna është më e thjeshtë,
s’duron dot institucionet!
Pokështu dhe Ina Ramën,
dhe Bahriun e sulmon,
ndaj kujtdo e ve piskamën,
nëse dot s’e kontrollon!
Kaq i thjeshtë nuk është problemi,
dhe qerrja zbrazet me lugë,
dhe nuk dihet ku do vemi,
kur ecet në disa rrugë!
Saliu me shpatë në dorë,
gjithmonë dhe kundër të gjithëve,
ndaj s’na prek njeri me dorë,
po na japin shkelma bythëve!