Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Histori shqiptare e nje prone me tre pronare

Publikuar me : 29.08.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë


Emirjon Senja

Çështja e pronave në Shqipëri herë pas here tregon pjesën e fshehur të ajsbergut përmes ngjarjeve sa komike aq edhe tragjike. Raste të tilla, ku për të njëjtën ngastër toke njihen si pronarë një, dy apo më tepër persona, janë bërë tepër familjare për veshët tanë. Dy pronarë në rrethin e Vlorës (të cilët më pas bëhen tre) pretendojnë pronësinë në të njëjtin truall me sipërfaqe të ndryshme toke. Të dyja palët kanë dokumente autentike. Është dashur angazhimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të rifutur në shina trajtimin në rrugë gjyqësore të çështjes, pas kalimit të saj në mënyrë të përsëritur nga njëra shkallë e gjykatës në tjetrën duke mos gjetur asnjëherë zgjidhje.

Një pronar nga Vlora ka dërguar në gjykatën e shkallës së parë të rrethit një padi për anulimin e vendimeve të ish-Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë si edhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të cilat preknin pronat e tij. Sipas tij, vendimet e këtyre komisioneve kishin shpallur në mënyrë të padrejtë një person tjetër si pronar të një sipërfaqe toke prej rreth 126 hektarë, të cilën edhe ai e pretendon duke dorëzuar dokumentet përkatëse. Pas shqyrtimit, gjykata në Vlorë i ka dhënë të drejtë për një pjesë të çështjes paditësit, ndërkohë që nuk ka marrë përsipër të gjykojë një pjesë tjetër të padisë me arsyetimin e mos pasjes së autoritetit gjyqësor mbi atë çështje. Sipas saj, paditësi nuk ka mbaruar të gjitha rrugët administrative për zgjidhjen e çështjes tek institucionet administrative eprore siç është AKKP-ja në Tiranë. Pas këtij vendimi, pronari i drejtohet përsëri gjykatës duke kërkuar prishjen e tij dhe rigjykimin.

Në një kohë kur zhvillohej gjyqi dalin edhe disa detaje të reja. Më parë, çështja është trajtuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, e cila nga ana e saj kishte lenë në fuqi vendimet e ish-KKP-ve me arsyetimin se pronat e pretenduara nga paditësit i ishin dhënë pronarëve të tjerë bazuar mbi dokumentacionin ligjor të paraqitur. Pikërisht këtu, situata fillon të komplikohet edhe më tej. Kur dy pronarë janë në gjyq, në skenë shfaqet edhe një tjetër. Një vendim i Komisionit të Kthimit të Pronave të Vlorë në vitin 1997, ka kompensuar me 4.1 dynym tokë një tjetër pronare për një hapësirë toke bujqësore të zënë në fshatin Armen. Pas vendimit, ajo ia kalon pronësinë djalit të saj. Tashmë pronarëve paditës iu duhet të përballen me dy çështje njëkohësisht, të cilat njëkohësisht kanë të bëjnë me zhbërjen e vendimeve të mëparshme të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Vlorës si dhe AKKP-së qendrore.

Situata merret në dorë nga Kolegjet e Bashkuara së Gjykatës së Lartë. Pas shqyrtimit të fakteve, kolegji konstaton se gjykatat më të ulëta kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për sa i përket juridiksionit gjyqësor dhe administrativ. Në vendim, Kolegjet shprehen se pronarët mund t’i drejtohen AKKP-së vetëm në rastet kur bëjnë kërkesë fillestare për njohjen dhe kthimin e pronës si dhe për të ankimuar vendimet e ish KKP-ve. Nisur nga kjo, Kolegjet vendose që të miratojnë kërkesën e pronarit paditës dhe rikthimin e çështjes për gjykim edhe një herë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.

 

Ndryshimet në ligjin e pronave shkaku i ngatërresave

Duket se në thelb të kësaj ngatërrese janë edhe ndryshimet në ligjin për Kthimin dhe Kompensimin e pronave, të cilat i njihnin të drejtën kreut të AKKP-së të rishikonte vendimet e ish-Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Referuar çështjes në fjalë, nuk mund të lihen mënjanë edhe mungesa e procedurave administrative si edhe problemet me dokumentacionin.

Në kushtet kur nuk ka një interes shtetëror, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene të këtij ligji duke ia hequr kreut të AKKP-së të drejtën për rishikimin e vendimeve të mëparshme të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimi të Pronave. “Zbatimi, nga një organ administrativ si AKKP-së, i parimeve të revokimit dhe shfuqizimit të akteve të ish-KKKP është i pabazuar, pasi mungon një interes i ligjshëm shtetëror dhe aktet që shfuqizohen ose revokohen nuk janë akte tipike administrative të një organi tipik administrativ. Drejtori i AKKP-së është një organ në vartësi të Këshillit të Ministrave dhe në këtë kuptim vendimi i marrë prej tij për të ndërhyrë mbi interesa civile të shtetasve, në kuptim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut është i pajustifikuar. Gjykata çmon se vendimet e AKKP-ve për të shfuqizuar vendimet e KKKP-ve, përbëjnë cenim të parimit të sigurisë juridike”, – arsyetonte në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese.

 

Rasti, Vrioni kundër Shqipërisë

Gjykata e Strasburgut është dera e fundit ku trokasin pronarët pasi kanë kaluar të gjitha shkallët e gjykimit në vend. Deri më tani, gjykata ka shqyrtuar dhjetëra dosje pronash nga Shqipëria duke dhënë në shumicën e rasteve vendim kundër shtetit shqiptar. Kjo ka bërë që qeveria të detyrohet të dëmshpërblejë më pas pronarët. Rasti që ka bërë më shumë bujë është ai i familjes Vrioni, të cilët fituan të drejtën e tyre në këtë gjykatë duke detyruar shtetit t’i dëmshpërblejë me një shumë prej 450 mijë euro. Çështja kishte të bënte me një vilë në Tiranë plus truallin prej 1.4 dynym, i cila ishte konfiskuar gjatë regjimit komunist. Në prill të vitit të shkuar, u lajmërua hapja e të paktën edhe 13 çështjes për pronat në gjykatën e Strasburgut nga pronarët shqiptarë kundër shtetit shqiptar.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit