Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Historia e Ildes, 53 vjet ne kerkim te babait

Publikuar me : 23.08.2011 Ne : Sociale - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vendim i Gjykatës së Tiranës për rastin


Në vitin 1958 vjen në jetë një vajzë, fryt i një lidhjeje jashtë martesore. U bë me baba këtë qershor, në moshën 53 vjeçare. U desh gjysmë shekulli që të merrte vesh kush ishte babai biologjik. Me inisiativën e saj ngre një padi në gjykatën e kryeqytetin për “njohje atësie”.

Këtu e 53 vjet të shkuara Meçovite Taka solli në jetë Ildën. I ati ishte Qamil Muhamet Gjonzeneli, që kishte pasur një lidhje me Meçovitën, një lidhje që nuk përfundoi me martesë për shkak të rrethanave. Sepse ende pa mësuar për ardhjen në jetë të së bijës, po atë vit, (1958) Qamili arratiset nga Shqipëria për në Amerikë.

Ngjan me një telenovelë. Vetëm se është reale. E provuar me vendim gjyqësor. Vajza mbeti jetime, me baba të arratisur e të pa identifikuar. Nëna e braktis të sapolindur. Mentaliteti i kohës, lindja e fëmijës jashtë martese, e shtynë gruan asokohe të merrte vendimin e tmerrshëm për çdo nënë. Fëmija (Ilda) u sistemua në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës, ku qendroi deri më 7 Maj të vitit 1960, për t’u transferuar më tej në Pogradec. (të gjitha këto fakte rezultojnë nga Shkresa “Nr.54 Prot Dt.09.07.2010” lëshuar nga e njëjta Shtëpi Fëmije).

E më tej jeta e Ildës do të vazhdonte sa në një Shtëpi Fëmije në tjetrën. Në shtator të vitit 1965 Ilda është transferuar për t’u sistemuar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Aty qëndroi për 8 vjet dhe më pas u largua për studime në një shkollë pedagogjike të kryeqytetit. Deri në këtë kohë, në dokumentet e vajzës nuk figuronte emri i t’et. (të gjitha këto të dhëna rezultojnë nga Shkresa Dt.02.06.2010 lëshuar nga Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, Tiranë).

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që kërkonte pajisjen me dokument identifikimi të çdo shtetasi që jeton brenda kufijve të Shqipërisë, e gjeti Ildën 18 vjeç. Në dokumentet e saj u vendos një atësi e rreme (Emri i babait: Sokol). Por vajza nuk do të rreshte asnjëherë së kërkuari ata që e sollën në këtë botë dhe do të përpiqej gjithë jetën e saj t’i gjente fillin historisë që nisi në vitin e largët 1958.

Ka arritur të kontaktojë me nënën e saj që në vitin 1977.  Por nuk arriti të mësonte për të atin asgjë për vite të tëra. Por vjen një moment kur njeriu ikën nga jeta. Ndoshta atëherë kupton se ca gjëra nuk mund t’i marrë me vete. Para 5 vjetësh, Meçovitja, në gjendje të rëndë shëndetsore, në prag vdekje, i tregon vajzës për të atin. Pohon se ai quhet Qamil Gjonzeneli dhe është arratisur nga Shqipëria në vitin 1958. (të gjitha këto fakte rezultojnë nga Deklarata Noteriale Nr.16393 rep 2061 kol Dt.29.12.2006.)

Këtu për vajzën fillon një tjetër aventurë kërkimesh. Këtë herë për të atin. Ai sot është 77 vjeç, Ilda është 53.

Në vitin 2006 Ilda arrin të gjejë adresën e shtetasit Memisha Gjonzeneli. Ajo lidhet me të dhe nis një korrespondencë të rregullt. Memisha ishte xhaxhai i saj, vëllai i Qamilit. Pas konfirmimit prej tij të fakteve të deklaruara nga vetë nëna, Ilda mëson adresën e vendbanimit të Qamil Muhamet Gjonzenelit (në dokumentat e gjyqit që përdorëm për të plotësuar këtë histori ai shënohet si Kiamil Giontzeneli). I ndërgjegjshëm për faktin e të qenit xhaxha i Ildës, Memisha Gjonzeneli i është nënshtruar testit të lidhjes së gjakut. Në përfundim të testit të kryer më datë 03.08.2007 nga Qendra e Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, me grupet respektive të gjakut të Ildës dhe Memisha Gjonzenelit, është konkluduar: “Testi i ADN-së tregon se Ilda Zaicaj ka për xhaxha biologjik Memisha Gjonzenelin, me propabilitet mbi 80 perqind. Ky test nuk jep konfirmim 100 perqind që vëllai i Memisha Gjonzenelit është babai i Ilda Zaicajt, por tregon se ekziston kjo lidhje gjinore…”.

Prej këtej, çështja ka shkuar në gjykatë. Duke u bazuar në të gjitha faktet e mbledhura dhe analizat e bëra, ky organ vendosi të pranojë kërkesë padinë e Ildës, duke dhënë vendimin përfundimtar që vërteton atësinë. Ilda Zaicaj ka baba biologjik Qamil Muhamet Gjonzenelin (Kiamil Giontzenelin).

Por….Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të vajzës për të vendosur kontaktet me babain e saj asgjë nuk është arritur. Tentativat kanë qenë të pa suksesshme, për shkak të qëndrimit refuzues të këtij të fundit, fakt që rezulton edhe nga korrespondenca mes tyre në vitin 2008, e administruar në dosjen e gjykatës. Pas 53 vitesh jetë, Ildës, i duhet të kënaqet me faktin që emri i babait nuk mungon më në dokumentetet e identifikimit. Për të tjerat, ndoshta është ende shpejt…

Atësia, 8 dosje në gjykatë në 7 muaj

Pak me vonesë, por edhe ata mësuan se e kanë një baba… edhe ligjërisht. Gjykata u gjen prindërit 8 fëmijëve, të cilët i kishin mohuar apo humbur. Analiza e ADN-së u ka dhënë zgjidhje problemeve të këtyre personave, të cilët, duke mos pasur zgjidhje tjetër, u janë drejtuar togave të zeza me anë të kërkesëpadive. Në certifikatat e tyre personale, në kolonën e atësisë ose ishte shënuar emri i një prindi joreal, ose lihej vendi bosh. Kjo për shkak të rrethanave, në të cilat kanë qenë bashkëshortët biologjikë në momentin e lindjes së fëmijës. Por, me kalimin viteve, situatat qartësohen dhe e vërteta del në shesh. Në gjykatën e kryeqytetit, vetëm për këtë 7-mujor, janë regjistruar në regjistrat e saj 8 çështje me objekt njohje atësie. Me në fund, kjo gjykatë i ka rregjistruar fëmijët me emrat e baballarëve të vërtetë.

Neni 189

Kodi i Familjes parashikon se: “Atësia e një fëmije të lindur jashtë martese mund të vërtetohet me vendim te gjykatës, në rast se gjatë gjykimit provohet se në kohën e zënies së fëmijës i ati bashkëjetonte me nënën e fëmijës, ose ka kryer marrëdhënie seksuale me apo pa dhunë, ose i ka premtuar martesë, ose nga një gjykim penal apo civil rezulton në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi atësinë e fëmijës se lindur jashtë martese, si dhe kur dihet publikisht se ai e ka njohur fëmijën si të tijin”.

 

Entela Resuli

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Telashe te tjera per Xhon Travolten

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 28 here.
Telashe te tjera per Xhon TravoltenFaqja e pare e "National Enquirer" Së fundmi, ai është akuzuar nga disa meshkuj për sulme seksuale, por ditët e fundit, Xhon Travolta e ka gjetur veten në faqen e parë të një reviste i veshur si femër. Revista “National Enquirer” thekson se fotot nga janë marrë nga asnjë prej filmave të Travoltës, por janë personale. Travolta shfaqet në foto veshur me një fustan të bardhë me një rrip ngjyrë kafe, vëthë dhe varëse me perla. Pamja femërore e Travoltës...Lexo te gjithe artikullin »


» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit