Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Historia e nje audicioni

Publikuar me : 24.04.2011 Ne : Kulture - 101 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Rrefen violinisti Eduart Hallulli Me moren vetem nje here ne Orkestren Simfonike te Teatrit te Operes pa asnje audicion dhe pastaj me larguan. Instrumentisti tregon per audicionin ne korridorin pa drita te Operes

Eduarti ka vetem nje vit qe eshte kthyer ne Shqiperi, nga Vjena ku ka mbaruar shkollen e larte dhe te mesme, me shpresen se do ta kishte me te lehte per tu marre me muzike ne vendin e tij se diku jashte. Ai mendoi se formimi dhe pervoja qe kishte ne orkestra te ndryshme ne Vjene, si edhe ajo me muziken alternative, rrok, metal, elektronike do ta ndihmonte per te gjetur mundesine e ushtrimit te profesionit ne Shqiperi.
Mirepo, nuk ndodhi keshtu...


Trokiti fillimisht ne Teatrin i Operes, per nje audicion, por Teatri i Operes mendoi se nuk ishte nevoja. Iu gjend nje vend shpejt e shpejt ne Orkester per baletin Karmen te Fredy Franzutti-t. Pa mbaruar baleti, u zhvillua nje audicion per te cilin ai nuk u lajmerua nga askush. U pergatit vetem dy dite, doli para komisionit dhe vleresimi nuk ishte pozitiv.
Violina e tij u degjua vetem nje here ne Teater dhe me pas ai u largua i zhgenjyer, me bindjen qe asnje gje nuk do te ndryshoje ne kete intitucion, pa perspektive per te rinjte.
Violinisti 30 vjecar, Eduart Hallulli tregon cfare ndodhi ne nje interviste per Shekullin ne nje kohe kur te rinj te tjere jane shprehur per problemet e shumta qe ndodhin me Fondin e te Rinjve, qe akordohet per ta cdo vit nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Nje fond qe vetem reduktohet, nuk administrohet sic duhet dhe te rinjte si Eduarti jo vetem nuk i ndihmon, por i mban larg Teatrit te Operes dhe Baletit.


Eduart, kur je larguar nga Shqiperia?
Me 1991, kur kisha mbaruar shkollen fillore dhe kam ardhur tani. Studimet e mesme dhe te larta i vazhdova ne Vjene ne Universitetin e Artit dhe Muzikes, me profesore Michael Frischenschlager, rektor i Universitetit te Artit dhe Muzikes dhe Rainer Küchl, spala e Filarmonise se Vjenes.



Pas mbarimit te shkolles ku u aktivizove?

Jo vetem pas mbarimit te shkolles, por edhe nderkohe qe isha ne shkolle jam aktivizuar ne Operen e Vjenes sepse kjo ishte e detyrueshme nga shkolla. Nje aktivizim serioz, beheshin 30 dite prova, 10 dite koncerte radhazi. Kam interpretuar edhe me orkestra qe kane te njejtin nivel, me Vienna Concert House per shembull, pastaj neper turne, ne Poloni dhe Gjermani. Keto jane aktivitete qe jane bere nga 97-98, deri ne 2006-en, pas kohes se studimeve.



A nuk mendove per profesionin? Çfare priste te ndodhte ketu ne Shqiperi?

Mendova se mbase mund te gjeja hapesiren time ketu. Ne Austri ka me qindra muzikante qe vijne nga e gjithe bota dhe e pushtojne ambientin muzikor, nga cfaredolloj rryme. Edhe une jam angazhuar ne rrok, metal, me muziken elektronike. Aty te jepet mundesia te provosh me muziken alternative neper koncerte live. Shkruhet muzike mbi krijimtarine e Sigmund Frojdit. Normalisht une kete gje nuk mund ta arrij kurre ketu. Kete e di shume mire.



Kur u ktheve ketu? Dhe si u krijua mundesia e angazhimit ne Teatrin e Operes?

Erdha para nje viti ne mars. Kerkova ne internet, ne faqen online te Operes, nuk ekzistonte asnje lloj lajmerimi se kur zhvilloheshin audicionet, pervec historikut te institucionit. Pastaj shkova te zyra e drejtorit te Operes, Zhani Cikos, se besoja qe ai mund ta dinte me shume. Ai me tha qe je pak me vonese, sepse audicionet ishin zhvilluar ne shkurt. Por e la te hapur biseden. U kthye, me pergjegjesin e Orkestres, Shkelqim Harizin. Ai me tha A mund te jesh i disponueshem tani direkt? Me kerkuan menjehere qe te futesha ne Orkester dhe une mendova qe paskan shume besim tek une, ndoshta per shkak te formimit ne Austri dhe vazhdova. Punova per afro nje muaj, aq sa zgjati opera Karmen.



Çfare ndodhi me vone?

Ishte pikerisht kjo qe doja te dija qe ne fillim, qe ne sekondin e pare qe erdha, qe kur ishte audicioni. Me thane qe nuk e dijme. Nje audicion ishte bere ne shkurt, por me thane qe do kete nje tjeter audicion prape, po se kur, nuk e dinin. Para se te mbaronte baleti, shpallet audicioni, une nuk e dija dhe kjo me beri shume pershtypje.


Kur u njoftove?
Nuk pata asnje njoftim nga pergjegjesi i Orkestres. Ai eshte ne brendesi te situates, ai duhet te dije kur kemi audicione dhe te pakten nje jave perpara normalisht duhet te njoftoje. Kujtojme qe jashte lajmerohet minimumi 3 muaj perpara, ne menyre qe muzikanti te jete i pergatirur per nivelin qe i duhet orkestres. Edhe mua kjo me beri shume pershtypje, qe vetem 3-5 dite perpara me mori nje person ne telefon, jo pergjegjesi i orkestres, dhe me tha kujdes se ke audicionin. Edhe kete gje faktikisht nuk e besova sepse prisja qe nje lajmerim nga njeriu qe ka pergjegjesi per kete pune. Kjo nuk ndodhi.


Si vazhdon historia?
Mora pjese ne audicion dhe kjo ishte nje tjeter situate e rende per mua. U tha ne oren 9.30 dhe me erdhi radha andej nga ora 5, jo ne dhomen provash, por ne korridor pa drita.



Kush te degjoi dhe cili ishte rezultati?

Ishin disa njerez qe une faktikisht nuk i njihja. Te them te drejten, me beri shume pershtypje qe pergjegjesi artistik i Orkestres nuk ishte brenda. Ishte spala qe nuk duhet te jete ne juri. Me degjuan dhe nuk mora nje pergjigje menjehere. Pas dy javesh mesova se u shpall lista. Rastesisht ishte drejtori aty dhe me tha qe nuk isha ne lartesine e duhur, ne lartesine qe ata prisnin. Me kaq u mbyll. Mu duk shume absurde kjo gje, me dhane besimin qe mund te isha i denje per kete pune. Kjo nuk duhej pranuar fare qe ne fillim sepse une nuk mund te behem pjese e nje orkestre pa nje audicion. Thashe sa per te vertetuar qe une jam i denje per ate orkester, bera audicionin dhe pse kisha dy dite kohe.



Qe nga ajo kohe je larguar nga teatri? Me cfare mendimi?

Per ate gjendje qe une pashe ne orkester, me njerez qe nuk luajne, qe nuk dijne te luajne, ose kane mbeshtetje te tjera qe une nuk i di, mendoj se kam qene me shume se i pranueshem. Nuk po them qe kam qene perfekt, aq me teper qe kisha me pak se 48 ore per te studiuar dhe nderkohe qe ne kishim shfaqje dite per dite. Por gjithsesi mendoj qe ka instrumentiste te mire, por ka edhe nga ata qe nuk jane per ate profesion.


Po per audicionet cmendim ke?
Keto nuk i vleresoj si audicione. Aty njerezit nuk e dijne kur e kane radhen, nuk kane dhomat e qetesise qe te ushtrohen, presin aty 7-8 ore ne kembe. Ka njerez, kjo merret vesh me vone, qe e dijne pak me perpara se kur jane audicionet dhe me teper.



Kur fondet i menaxhon nje njeri

Ka nje jave qe nje grup te rinjsh te Teatrit te Operes jane ankuar per kushtet ne te cilat punojne prej 6 vitesh. Paguhen 14.000 leke, nuk perfitojne sigurime shoqerore dhe shendetsore, nuk shohin nje perspektive ne kete teater, ku mungon fryma e konkurrences dhe vleresimi i artisteve ne baze aftesish. Ankesa ra ne vesh te shurdhet. Kurse, drejtuesi i institucionit, i pyetur enkas per problemet e tyre, na coi drejt disa zgjidhjeve, qe nuk dihet nese mund te behen realitet ndonjehere. Keshtu eshte ideja e krijimit te nje Filarmonie ne Tirane. Tjetra, ishte gjetja e rrugeve te tjera, ku te rinjte mund te japin mesim ne shkolla shteterore dhe private me ore, ose dikush tjeter te shkoje ne oret e mbremjes dhe te kendoje edhe nje lokal. Fundja te rinj jane ata, na tha drejtori i TOB, z. Zhani Ciko. Me pergjigjet e tij Ciko, shprehu qarte se Opera nuk ka mundesi per ti aktivizuar te rinjte dhe shumica e tyre vijne vetem tre kater ore ne dite dhe kendojne vetem sa per tu dukur ne skenen e Operes. Per pyetjen Perse qendrojne atehere ne Teater?, drejtori nuk ka pergjigje. Numri i atyre per te cileve vertet ka nevoje teatri dhe duhen angazhuar me doemos ne saje te aftesive, nivelit dhe perspektives, eshte i variueshem. Nga 10 veta shkoi ne 15 e deri 29 vete, 6 vjet pas krijimit te fondit. Dhe fondi vazhdon e reduktohet. Nuk mendohet fare per rritjen e nivelit, para rritjes se numrit te atyre qe do futen. Shifrat perdoren per te mbuluar problemet e verteta qe ka fondi. Fondi i akorduar nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve lihet ne doren e nje njeriu per ta menaxhuar ate si nga ana financiare dhe potenciali artistik. E kujt prej atyre te rinjve i sherben zemergjegjesia e nje institucioni qe hap dyert dhe te shpie ne nje rruge pa krye? Jane aty per te zene me vite cepat e skenes dhe per batutat e shkurtra te operave. Ne keto kushte, kur ata qe angazhohen perhere dihet se kush jane, kur hapen vende te reja dihet se kujt i takojne, energjite e tyre mbeten te pashfrytezuara dhe nuk dihet se ne cmoshe mund tu takoje roli i pare kryesor.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit