Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Hollbruk: Pavaresia e Kosoves ruhet nga NATO

Publikuar me : 15.09.2008 Ne : Rajoni - 264 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Diplomati i njohur amerikan, i
cili njihet si nje nga arkitektet
e paqes ne Ballkan, pikerisht
ish-ambasadori i SHBA ne
OKB, Riçard Hollbruk, deklaroi se Kosova
se shpejti do te njihet nga vende te tjera,
ndersa do te duhet kohe te pranohet ne
organizatat nderkombetare si OKB, Banka
Boterore etj. Duke folur per emisionin
"Exclusive" ne "Top Channel", Hollbruk
kritikon edhe administraten e Bush...
Z. Hollbruk, ne fillim doja t‘ju kerkoja
nje vleresim tuajin, se si ju e pate Kosoven
tani, krahasuar me ate çfare eshte
pritur nga komuniteti nderkombetar?
Une mendoj se situata politike per
nente muajt e fundit ka qene shume e
veshtire. Populli i Kosoves ka nje merite
te madhe per menyren paqesore qe e
shpalli pavaresine dhe per faktin qe grupet
minoritare ketu, e ne veçanti serbet,
nuk jane demtuar dhe as objektet e tyre
fetare nuk jane demtuar. Bota duhet ta
vleresoje lart Kosoven per kete aspekt.
Per sa i perket situates ekonomike, ajo
nuk eshte e mire dhe krijon shume
probleme.
Ju keni folur shume gjate vizites ne
Kosove rreth konfliktit ne Gjeorgji dhe
tendencave per ta krahasuar me Kosoven,
por pyetja ime eshte nese keto
konflikte, si ai i Kosoves, Gjeorgjise etj.,
a po e kthejne serish ne skene Rusine, si
dhe atmosferen e "Luftes se Ftohte"?
Ne nuk kemi tani nje "Lufte te Ftohte".
Ajo eshte nje beteje mes dy ideologjive
dhe dy kampeve te armatosura rende,
qe kane zhvilluar nje gare ne te gjithe
boten. Ajo situate nuk ekziston me tani.
Ne kemi nje aneksim nga ana e Rusise
te vendeve fqinj te saj dhe ky eshte nje
problem shume serioz. Rusia duhet te
largohet nga Gjeorgjia dhe duhet te njohe
integritetin territorial te saj, sovranitetin
e saj dhe duhet te ndale presionet mbi
qeverine legjitime te Tbilisit, perndryshe
do te kete nje krize te madhe mes Rusise
dhe Perendimit. Megjithate, une mendoj
se nuk do te kete nje lufte te re te ftohte.
Askush ne administraten e Bushit
nuk e kishte parashikuar se si do te
sillej Rusia ne Gjeorgji pas shpalljes se
pavaresise se Kosoves?
Ështe pikerisht keshtu. Administrata
e Bushit nuk i pa veprimet qe do te
ndermerrte Rusia dhe ne fakt do te duhej
ta bente kete, pasi Moska e ka paralajmeruar
prej shume muajsh. Por gjeja e
rendesishme, qe une desha te theksoj,
eshte se ruset thone shpesh se ata po
bejne ne Oseti ate çfare ka bere Perendimi
ne Kosove. Kjo nuk eshte e vertete.
Situata eshte teresisht e ndryshme dhe
ata do ta kishin bere kete me apo pa
Kosoven.
Gjate procesit te pavaresimit te Kosoves,
Rusia bllokoi procesin nga Kombet
e Bashkuara, duke kercenuar me veto
per "Planin Ahtisari". A mendoni ju
se diplomacia amerikane nuk i kishte
parashikuar mire levizjet e diplomacise
ruse?
Ruset gjithmone kane thene se ata do
te perdornin veton, keshtu qe une nuk
mendoj se dikush eshte çuditur.
Gjate procesit ne Grupin e Kontaktit,
ruset ishin shume konstruktive…
Ata moren pjese ne hartimin e draftit
te planit. Madje, as qe kane kundershtuar
ne ndonje pike, por ka qene gjithmone e
qarte se ruset do te reagojne negativisht.
Gjithsesi, mendoj se njerezit nuk kane
menduar se ruset
do te ishin
kaq agresive.
Si e shikoni
anetaresimin
e Kosoves ne
organizatat
boterore si ne
OKB, Banken
Boterore etj.?
Ky v e n d
eshte njohur nga 46 vende tashme.
Keto vende perbejne nje te katerten e
Organizates se Kombeve te Bashkuara
dhe me shume se gjysma e pasurise
boterore apo GDP. Ky eshte nje progres
i mire, duke pasur ne konsiderate faktin
se Rusia ka ndermarre nje fushate ne te
gjithe boten kunder njohjes se pavaresise
se Kosoves. Numri 46 do te ngrihet gradualisht.
Une kam besim ne kete gje. Sa
per anetaresimin ne OKB, fatkeqesisht,
Rusia ka fuqine e vetos, keshtu qe kjo do
te marre disa kohe. Por, tek e fundit, kjo
s‘ka rendesi. Vende te tjera kane qene te
suksesshme pa anetaresimin ne OKB.
Folem per Rusine, po Kinen si e shikoni
ne te gjithe kete proces?
Une mendoj se Kina nuk deshiron te
perfshihet ne kete çeshtje. Ata nuk duan
ta njohin Kosoven, sepse ata jane te frikesuar
se kjo krijon precedent per grupet
separatiste brenda territorit te saj si ne
Tibet, apo ne pjesen perendimore. Ne te
njejten kohe, ata nuk duan te perdorin
forcen e nje vendi kunder nje vendi tjeter,
keshtu qe Kina eshte tamam ne mes, dhe
une nuk mendoj se ata luajne ndonje rol
te madh ketu.
Debati i madh eshte nese Kosova
eshte nje precedent apo jo. Ne fakt pse
Kosova nuk eshte e tille, siç e thote dhe
Perendimi?
Kosova nuk eshte precedent, sepse
statusi i saj final, ai i nje vendi te pavarur,
ka ardhur ne menyre logjike, pasi
Keshilli i Sigurimit miratoi Rezoluten
1244, me 1999, ku ishte perfshire edhe
Rusia dhe ne kete rezolute ka qene e
qarte se statusi i Kosoves do te diskutohej.
Kosova nuk mund te mbetej nen Kombet
e Bashkuara. Ky proces eshte shume
i kushtueshem dhe kjo gje ka zgjatur
vertet shume dhe eshte diçka e keqe per
njerezit. Kosova nuk mund te kthehej nen
Serbi, sepse kjo gje do te çonte drejt nje
lufte te re dhe deklarata e pavaresise ishte
e vetmja mundesi. Ne, amerikanet, kemi
eksperience me deklaraten e pavaresise.
Ne kemi nje te tille qe e mbajtem me 4
korrik 1776 dhe britaniket thane se ishte
e paligjshme dhe deshironin te luftonin
me ne. Por, ata e humben luften dhe ne
u beme nje komb i pavarur. Ne Kosove
ishte e kunderta. Ne fillim ishte lufta
dhe me pas deklarata e pavaresise. Por
perfundimi eshte i njejte.
Ju thate ne Kuvendin e Kosoves se
kjo dite, pra liria e Kosoves duhet te kete
ardhur te pakten 4 vjet perpara. A mund
te na e shpjegoni kete?
Ju e paskeni degjuar me shume kujdes
fjalimin tim. Une mund ta shpjegoj, eshte
shume e thjeshte. Shtetet e Bashkuara
dhe Bashkimi Evropian duhej ta kishin
filluar kete proces menjehere pas luftes,
ne vitin 2001. Kjo ishte koha kur
Millosheviçi ishte rrezuar nga froni dhe
Xhinxhiçi ishte ne pushtet.
Pse ky proces nuk filloi atehere?
Sepse administrata e Bushit nuk
deshironte te punonte ne kete çeshtje.
Ata e hoqen mendjen nga Ballkani dhe
ky ishte nje gabim i madh.
Si e shpjegoni hezitimin e vendeve
arabe qe ne bllok nuk e kane njohur
Kosoven. A ishte pritur kjo sjellje e tyre
nga SHBA-ja?
Une nuk e di pse vendet arabe kane
qene kaq te ngadalta ne veprim. Une
shpresoj se do te fillojne te levizin tani.
Ata duhet te konsultohen me njeri-tjetrin
dhe mendoj se, nese Kosova bisedon
me ta ne menyre te arsyeshme dhe me
durim. Une besoj se ata do te arrijne ne
perfundimin e drejte. Kur ju thoni vendet
arabe, une po mendoj vendet myslimane,
si Pakistani etj. Ju keni njohjen e Turqise
qe eshte nje gje shume e rendesishme
dhe shpresoj se ju do te njiheni nga Maqedonia,
Mali i Zi, si dhe nga Portugalia,
shume shpejt. Por une mendoj se gjeja
me e rendesishme per ju eshte Bashkimi
Evropian.
A mendoni se nje nga arsyet qe vendet
arabe nuk e kane njohur deri tani
pavaresine e Kosove eshte nje ndjenje
antiamerikane qe eshte krijuar per
shkak te konflikteve qe po zhvillohen
atje?
Une kam degjuar per kete shpjegim te
mundshem. Por, une nuk e di, nuk kam
folur me ndonjerin prej tyre. Keshtu qe,
nuk e di pse vertet ata hezitojne.
Si mendoni ju, se si mund te dilet
nga situata e krijuar ketu ne Kosove.
UNMIK-u ka mbetur i cunguar, ndersa
EULEX pritet te vije, pra nje situate krejt
kaotike?
UNMIK-u do te zvogelohet shume,
por ata nuk do te jene ne gjendje te
largohen krejtesisht, sepse Rusia nuk
e lejon kete. Dhe kjo eshte menyra se
si funksionon Keshilli i Sigurimit, por
UNMIK-u tani eshte mjaft i madh dhe
ne fund do te mbesin aty vetem pak
njerez. Dhe dy organizata e reja, ICO dhe
EULEX, jane shume te mira. Kjo eshte
asistenca qe ju keni nevoje dhe organizata
me e rendesishme qe eshte NATO,
do te qendroje e pandryshuar. Keshtu
qe per shkak te statusit unik te Kosoves,
keto institucione nderkombetare do ta
ndihmojne dhe te gjitha jane ketu per ta
ndihmuar. Ju mund te mos pelqeni çdo
gje qe bejne ata, por ata jane ketu te gjitha
per te ndihmuar.
Sipas jush eshte e njejta gje dhe duke
pasur parasysh kete situate kaotike?
Une nuk mendoj se eshte kaq situate
konfuze, mbase do te kete konfuzion, por
ju e dini, jeta eshte konfuze.
Ju thate se BE-ja nuk duhet ta pranoje
nje Serbi ne gjirin e saj, e cila nuk
e ka njohur Kosoven dhe se ky do te
ishte nje gabim i madh dhe shume i
rrezikshem?
Une mendoj se risku i sjelljes ne
Bashkimin Evropian, te nje vendi qe
ka konflikt territorial eshte shume gje e
keqe. Kjo gje do te çonte drejt konfliktit
dhe kjo do te mundesonte qe Serbia
t‘i shkaktonte probleme Kosoves duke
perdorur anetaresimin e saj. Keshtu
qe, mendoj se me e mira do te ishte qe
Kosova dhe Serbia te anetaresoheshin
njekohesisht ne BE, e po ashtu edhe
Bosnje-Hercegovina.
Ju po shikoni shenja ne BE qe mund
ta anetaresojne Serbine perpara Kosoves?
Po ju e dini se Bashkimi Evropian ka
thene se, nese gjenerali Mlladiç dergohet
ne Hage, ata mund te fillojne procesin e
anetaresimit. Une mendoj se kur ata te
fillojne kete proces duhet t‘ia bejne te
qarte mire Serbise se ajo nuk mund te
hyje ne rast se nuk jep garanci se do ta
pranoje Kosoven si nje vend te lire e te
pavarur ne kufijte e saj.
Ne shohim ne Serbi se Sheshejli ka
ende pushtet te forte. Sipas jush, pse
ekziston ky fenomen?
Per mua ai mund te kete pushtet, por ai
eshte ne burg. Dhe ai eshte nje njeri shume
i keq dhe ai nuk duhet te rrije ne pushtet.
Po gjeneral Mlladiç, a mendoni
se Serbia do ta arrestoje tani ate. Kur
dihet se ai kontrollon gjithe sistemin e
sigurimit?
Une shpresoj se do te arrestohet dhe
dergohet ne Hage. Transportimi i Karaxhiçit
ne Hage eshte nje ngjarje shume e
madhe, nje ngjarje historike, por historia
nuk ka
perfunduar
derisa edhe
gjeneral
Mlladiç te
dergohet.
Une shpresoj
se kjo do
te ndodhe
shpejt.
Sipas
disa informacioneve, Karaxhiç nuk
eshte shume i rendesishem ne Serbi,
ndaj u arrestua kaq lehte, por arrestimi
i gjeneralit Mlladiç eshte i veshtire...
Une nuk e di se si eshte ne Serbi, por
mund t‘iu tregoj diçka. Ne Bosnje nese
i pyet 100 veta se cili eshte me i keq,
Karaxhiç apo Mlladiç, 99 prej tyre do te
pergjigjen Karaxhiç. Mlladiç eshte nje
vrases mes shume vrasesve te tjere te
ushtrise serbe te Bosnjes, por Karaxhiç
ishte ideatori unik i te gjithe levizjes,
njeriu qe predikonte urrejtje etnike dhe
spastrimin etnik. Ai shpiku ndarjen e
Republikes Serbe te Bosnjes. Keshtu qe,
nese mua do te me vinte dikush perpara
zgjedhjes se vetem njeri prej tyre do te
arrestohet, une do te thosha Karaxhiç
eshte me i rendesishem. Ne fakt e kam
thene kete shpesh.

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mitt Romni Do te ul papunesine ne 6 perqind

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 90 here.
Mitt Romni  Do te ul papunesine ne 6 perqindMitt Romney / Foto arkiv Kandidati që po garon për të siguruar nominimin republikan për president, Mit Romni, u zotua se do ta zvogëlojë papunësinë në Shtetet e Bashkuara në 6 për qind deri në fund të e mandatit të tij të parë në detyrë, po që se zgjidhet president. “Unë mund t’ju them se gjatë një periudhe prej katër vitesh, në sajë të politikave tona, ne do të ulim shkallën e papunësisë deri në 6 për qind, dhe ndoshta edhe në një shkallë më të...Lexo te gjithe artikullin »


» Raporti, romet ne Europe diskriminohen
» Kazakistan, vdesin 60 foshnja, hetohet materniteti
» Lavrov Konflikti sirian mund te preke edhe Libanin
» Doktori qe ndihmoi CIA-n per gjetjen e Bin Ladenit, denohet me 33 vjet burg
» Presidencialet, egjiptianet ne zgjedhje
» Rusi, 48 mije dollare per proteste te paligjshme
» KS Denohet dhuna ne Jemen
» Frike e ankth ne Italine e veriut, 5 mije te pastrehe
» Putin emeron qeverine “Medvedev”
» Putin emeron qeverine e re

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit