Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Sport - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Endi Tufa

Një ditë pas asaj që ndodhi në Pogradec në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, ku u godit gjyqtari anësor i takimit, drejtuesit e Flamurtarit kanë reklamuar pranë FSHF-së pretendimet e tyre për marrjen e trepikëshit në tavolinë. Shefi i klubit, Geri Çipi, beson dhe është i sigurt se disiplina do t’i japë pikët e kësaj ndeshjeje, të cilat sipas tyre janë të merituara në bazë të rregullores.

“Ne nuk e prishëm ndeshjen në Pogradec, ashtu si na kanë akuzuar. U bë një padrejtësi pasi në bazë të rregullores, kur goditet gjyqtari, duhet ndërprerë loja ose të luhet për publik, por trepikëshi është yni. Ai gjyqtar nuk ishte në parametrat për të drejtuar një ndeshje të tillë si Skënderbeu-Flamurtari. Por nuk ishte faji i tij, pasi e detyroi delegati i ndeshjes Arsen Hoxha që ta vazhdonte ndeshjen. Besojmë të marrim këto tre pikë se na takojnë e shpresojmë që FSHF të mos bëjë harakiri”, thotë shefi i klubit Flamurtari, Geri Çipi.

Ndërkohë marrëdhëniet mes tifozerisë janë acaruar ndjeshëm duke rikujtuar atë situatë të një edicioni më parë, kur këto dy skuadra luftonin për titullin kampion. Gjithsesi, Çipi siguron se do të merren të gjitha masat e duhura për ndeshjen e kthimit në Vlorë, për të mos u përsëritur çfarë ndodhi një vit më parë.

“Ne nuk kemi ndërmend të krijojmë probleme si një vit më parë, do të bëjmë të pamundurën që të zhvillojmë ditën e diel me Vllazninë një takim normal e pa probleme nga ana e tifozëve. Nuk mund të pajtohemi me dhunën”.

Ndeshja e dytë e kupës për turin çerekfinal për Flamurtarin do të zhvillohet ditën e diel në Vlorë ku skuadra që do të luajë atje, është Vllaznia e Shkodrës.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 49 here.
Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne MadridErion Bogdani, shenuesi i golit Edmond Sufaj Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të martën ndaj kombëtares së Katarit me rezultatin 2-1, e vlefshme për ndeshjen miqësorë, e cila u zhvillua në stadiumin e Vallekanos në Madrit. Lojtarët e kombëtares sonë luajtën me shirit të zi në krah në shenjë solidarizimi për tragjedinë që ndodhi në Himarë. Golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Bakaj hapi serinë e golave në minutën e 46-të. Pas katër minutash Shqipëria...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit