Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Rajoni - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Temperaturat nën zero kanë shkaktuar deri më tani 79 viktima. Duke i’u referuar mediave kosovare, mësohet se janë angazhuar helikopterë të cilët po shpërndajnë furnizime me ushqime. Jo vetëm kaq, por dhjetra njerëz janë avakuar nga fshatrat e mbuluar me borë në Serbi dhe Bosnje.
Numri i të vdekurve nga acari në Europën Lindore ka shkuar në 79. Temperaturat kanë rënë në minus 32.5 gradë celsius.
Në disa rajone është ndërprerë energjia elektrike duke shkaktuar kaos në trafik, ndërsa janë mbyllur shkollat dhe infermieritë.
*********************
Ndërsa temperaturat bien, rritet numri i viktimave nga i ftohti në Ukrainë. Janë të paktën 43 personat e vdekur për shkak të temperaturave të ulëta në 5 ditët e fundit.
Vetëm në 24 orët e kaluara kanë vdekur 13 persona, shumica e të cilëve ishin të pastrehë.
Ministria e Emergjencave në ish-republikën sovjetike ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit të pkatën 854 persona kanë kërkuas asistencë mjekësore dhe 723 janë shtuar në spital.
Natën e kaluar, termometri në Ukrainë ka shënuar 33 gradë nën zero.