Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
De Biazi me i qarte, perfundon zbori i kombetares!

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Sport - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endi Tufa

Grumbullimi 5-ditor me futbollistët që luajnë në Superligë i kanë qartësuar idetë e trajnerit të ri të kombëtares shqiptare Xhani de Biazi (Gianni De Biasi), i cili nuk përton t’ua shpjegojë edhe me skemë gazetarëve. Trajneri ka bërë një rezyme të ‘zborit’ me 23 lojtarët pjesë e kampionatit shqiptar, të cilët janë kandidatë për të veshur fanellën kuqezi, duke u shprehur se tani kupton se çfarë mund t’i ofrojë Superliga. “Këto ditë ishin të rëndësishme për të vlerësuar futbollistët që kisha në dispozicion.

Jam i kënaqur për përkushtimin dhe punën e tyre, ndërsa unë dhe stafi kemi një vlerësim të kualitetit që na ofron kampionati shqiptar. Sigurisht që është dikush që më ka pëlqyer më shumë, por nuk më duket e drejtë të them emrin e tij. Unë iu thashë të gjithëve se dyert e kombëtares janë të hapura”, u shpreh De Biazi, trajner i kombëtares.

I qartë me atë që mund t’i japë Superliga, ai duhet të njihet dhe me lojtarët që luajnë jashtë që, siç thotë tekniku, duhet të ‘zbulohen’ edhe ata. “Është shpejt të flas për të ardhmen, pasi do të shoh edhe ata që luajnë në Perëndim. Për ne edhe ata duhen zbuluar dhe për këtë do të takohemi për të folur mbi projektin tonë”, vijoi ai. Aventura e vërtetë e Xhani de Biazit në pankinën kuqezi do të nisë më 29 shkurt në miqësoren e Tbilisit, kundër Gjeorgjisë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skandali i basteve perfshin edhe Pelisier

Publikuar me : 19.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 83 here.
Skandali i basteve perfshin edhe PelisierNga hetimet e prokurorisë së Barit dhe nga dëshmitë e ndryshme, ka dalë në skenë edhe emri i kapitenit të Kiveos, Serxhio Pelisier. Emri i tij prej kohësh është përfolur në këtë skandal për faktin se në disa përgjime, është dëgjuar emri i tij. Por për ta aprovuar këtë, duhej edhe dëshmia e Karlo Xhervazonit dhe Masimo Erodianit. Sipas tyre, Pelisier është aq i afërt me futbollistët e ekipit të Kievos, duke qënë se është edhe kapiteni, saqë...Lexo te gjithe artikullin »


» Liga e Kampioneve, prezantohet topi i ri
» Si te biesh ne peshe?
» Revoltohet Juventusi, dyshime mbi serine A
» Riperseritet racizmi ne ndeshjen Mancester Junaitid-Liverpul
» Futbolli nuk njeh krize ekonomike
» Rrezikoi te vdiste ne fushe
» Itali, kercenime dhe 14 ndeshje te trukuara
» Alegri Konte e nenvlereson Juven
» Itali, ndeshjet qe dyshohen se jane te trukura
» Atlete, dhe jo vetem… Femrat me joshese te sporteve

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit