Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Rajoni - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është shprehur i shqetësuar lidhur me islamofobinë në Evropë duke marrë shkas kështu nga ligji i miratuar në Francë që dënon personat të cilët mohojnë gjenocidin ndaj Armenisë. Ai e cilësoi këtë ligj “manifestim të rrezikshëm tinëzar në Evropë”
“Është padyshim rruga e mentalitetit racist… që fshihet pas ligjit”, është shprehur Erdogan gjatë një takimi me përfaqësues të partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim.
“Kjo nuk është një çështje që shqetëson vetëm Turqinë dhe Francë. Kjo është drejtpërdrejtë një çështje e evropian, çështje e Bashkimit Evropian”, ka nënvizuar ai.
Ai ka shtuar se Turqia nuk do të qëndrojë e heshtur përballë racizmit dhe islamofobisë në rritje. Erdogan tha se Turqia do ti bëjë thirrje miqve të saj në Evropë për të ngritur këtë problem.
Ligji francez është dërguar në Gjykatën e Lartë, por Sarkozi ka dhënë sinjale se nëse ligji kthehet ai do të ndryshojë dhe miratojë përsëri.
Erdogan ka mbyllur deklaratën duke thënë se ligji do të dëmtojnë njëherë e mirë marrëdhëniet mes dy vendeve.