Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Rajoni - 60 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dalin në dritë xhirimet sekrete të ish- presidentit amerikan Xhon F. Kenedi, i cili i kishte bërë në mënyrë sekrete në Shtëpinë e Bardhë. Këto inçizime private pasqyrojnë orët e fundit të Kenedit, ndërsa mes fjalëve del dhe ndjenja e frikës. Pjesë e këtyre xhirimeve është dhe një bisedë, lidhur me atë që do të kthehej në ditën e funeralit të tij.
25 nëntori i vitit 1963, nuk ishte një ditë krejt e rastësishme sikundër të tjerat, pasi Kendi kishte vënë në dukje se kjo datë ishte formësuar të ishte “ditë e vështirë”, pas kthimit të tij nga Teksasi dhe koha në Kejp Kod.
“Eshtë ditë ferri, zoti president”, dëgjohet ndër të tjera në shiritin e inçizuar, fjalë të thëna këto nga goja e një anëtari të stafit të Kenedit.
Gjithshka mesa dukej ishte programuar të ndodhte dhe të merrte këtë rrugëtim, pasi ky shkëmbim fjalësh ka ndodhur gjatë 45 orëve të fundit të incizimeve private, që i kishte bërë ish- presidenti. Të gjitha këto janë publikuar nga Libraria Presidenciale Xhon F. Kenedi.
Në shirita përfshihen edhe diskutimet për konfliktin në Vietnam, raportet me sovjetikët dhe gara kozmike, planet për Konventën e Demokratëve në vitin 1964 dhe strategjinë për rizgjedhje.
Kenedi u qëllua për vdekje me snajper më 22 nëntor 1963, teksa ndodhej në një autokolonë në qendër të Dallasit. Presidenti i ndjerë i Shteteve të Bashkuara, Xhon Kenedi, u varros në Varrezat e Arlingtonit. Në funeral morrën pjesë mbi 800 mijë njerëz.