Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kuzhe Jam gati te perballem me drejtesine!

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Sport - 74 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endi Tufa

Pas deklarimeve të policise greke se në listën e ekipeve të trukuara nga një organizatë greke, ishte edhe kombëtarja shqiptare, ish-trajneri Kuzhe reagon duke i konsideruar ato shpifje. “Kuzhe nuk vendos baste. Jam i gatshëm të vij si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi të përballem me këto fjalë”, tha Kuzhe.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, foli për herë të parë pas skandalit të përgjimeve në Greqi, ku ishte përfshirë dhe emri i tij dhe flitej për trukimin dy ndeshjeve të përfaqësueses kuqezi gjatë drejtimit të kroatit.

“Kur e mësova dje, fillova të qeshja, por më pas fillova të shqetësohesha për këtë, pasi nuk është ndonjë gjë e mirë të të dale emri për keq. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë, nuk e di se kush është njeriu me pseudonimin Portugezi. Si mund t’i kontrolloj unë njerëzit që përdorin emrin tim në telefon?” tha Kuzhe. Kroati ka dhënë shpjegime edhe për dy ndeshjet e përfolura si të trukuara, atë me Argjentinën dhe Malin e Zi.

“Dua të bëj vetëm një pyetje: sa trajnerë ndryshojnë taktikën e lojes kur janë duke fituar? Është e pamundur që une t’u jap para lojtarëve, e pamundur që unë të blej Malin e Zi. Përballë Argjentinës e kam thënë që ne po shkojmë me lojtarë të rinj nga kampionati shqiptar. Humbja ishte normale, sepse dy muaj më parë Argjentina mundi kampionen e botës, Spanjën. Ne vinim nga pushimet dhe bëmë 2 seanca stërvitore. Pas ndeshjes isha i kënaqur pasi trajnerë të tjerë kishin humbur me rezultate të thella, 8-0, por ne taktikisht ishim shumë mirë. Dhe detyra ime është të përgatis taktikisht mirë skuadrën”, tha Kuzhe. Në shumë raste ka pasur akuza publike të bërë edhe nga strukturat evropiane të monitorimit, të futbollit, por kjo është hera e parë që përflitet për trukimin e ndeshjeve të kombëtares.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skandali i basteve perfshin edhe Pelisier

Publikuar me : 19.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 83 here.
Skandali i basteve perfshin edhe PelisierNga hetimet e prokurorisë së Barit dhe nga dëshmitë e ndryshme, ka dalë në skenë edhe emri i kapitenit të Kiveos, Serxhio Pelisier. Emri i tij prej kohësh është përfolur në këtë skandal për faktin se në disa përgjime, është dëgjuar emri i tij. Por për ta aprovuar këtë, duhej edhe dëshmia e Karlo Xhervazonit dhe Masimo Erodianit. Sipas tyre, Pelisier është aq i afërt me futbollistët e ekipit të Kievos, duke qënë se është edhe kapiteni, saqë...Lexo te gjithe artikullin »


» Liga e Kampioneve, prezantohet topi i ri
» Si te biesh ne peshe?
» Revoltohet Juventusi, dyshime mbi serine A
» Riperseritet racizmi ne ndeshjen Mancester Junaitid-Liverpul
» Futbolli nuk njeh krize ekonomike
» Rrezikoi te vdiste ne fushe
» Itali, kercenime dhe 14 ndeshje te trukuara
» Alegri Konte e nenvlereson Juven
» Itali, ndeshjet qe dyshohen se jane te trukura
» Atlete, dhe jo vetem… Femrat me joshese te sporteve

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit