Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Kulture - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Elsa Demo

Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht shpesh.

Këmbimi kulturor midis dy vendeve të të njëjtit komb nuk përfaqësohet nga kjo panoramë ku e ka futur përmbushja e një detyre formale politike. Puna në terren qëndron ndryshe. Një distributor i librit nga Prishtina nuk mund të tërheqë në Shqipëri me shumë se 5 kopje të një titulli.

Për aq kohë sa komunikimi real të Shqipërisë me Kosovën nuk do të jetë i rregulluar në një kuadër ligjor, do të mbetet në një parantezë të stërgjatur e patriotizmit oral. Individëve, shoqatave dhe institucione, në vend të angazhimit pasiv në vendimet politike, do t’iu duhet ta nxjerrin bashkëveprimin kulturor nga koraca e propagandës.

Nga ballafaqimi i dy qendrave të kulturës, ka një dallim të dukshëm midis Tiranës dhe Prishtinës. Vetëm teatrit t’i referohemi, kemi parë pamjen më të larmishme që mund të ndodhë në një skenë ku flitet shqip.

Gjatë këtij muaji, 9-19 shkurt, teatri mban muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Programi duket intrigues. Prodhime të trupës shtetërore të Prishtinës por edhe në teatrove lokale nga Peja me Gjakova.

Zyra e shtypit e TKSh bën të ditur kalendarin e shfaqjeve ku nuk nxjerr kokë gjëkundi motivi i jubileut të Pavarësisë, por paraqet rrjedhën normale të teatrit në Kosovë, prodhimet premierë të vitit të fundit.

Pjesët shfaqen në skenën “Kadri Roshi”, çdo orë 19.00.

Teatri profesionist i Prizrenit, më 9-10 shkurt, prezanton “Monserati” dramë nga Emmanuel Robles vënë në skenë nga Roland Roshi.

Teatri Kombëtar i Kosovës që mban këtë status prej fundit të luftës 1999, shfaq më 11-12 shkurt, “Nata e Helverit” dramë e autorit polak Ingmar Villqist vënë në skenë nga regjisori shqiptar Altin Basha. Luan Safete Rugova aktore me karrierë 40-vjeçare dhe Lirak Çelaj. Vazhdon të jetë në skenën kryesore të Prishtinës kjo vepër.

Më 16 shkurt Teatri “Istref Begolli” i Pejës shfaq “Kur loti ngrin në qepallë” mbi motivet e Ismail Kadaresë dhe Jusuf Gërvallës. Nimon Muçaj dhe Jahi Jahiu kanë përshtatur një dramë biografi mbi motive politike dhe të historisë së Kosovës nën Jugosllavinë, që i kushtohet vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, të vrarë në janar 1982.

Përsëri nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, me regji të Ilir Bokshit shohim më 17-18 shkurt “Natën dymbëdhjetë” të Shekspirit. Nuk njeh tjetër version publiku ynë, – edhe atë të regjistruar për televizion – qysh nga shfaqja e Piro Manit me trupën e Teatrit Popullor në fund të viteve tetëdhjetë.

Regjisori Bokshi i cili kryesisht punon me teatrin e Gjakovës, ka përdor përkthimin e Vedat Kokonës. Ngjarjet e komedisë së gjashtëqintës zhvendosen në këtë cep të Ilirisë së poshtme në fund të shek. XIX. Luajnë ndër të tjerë: Shkëlzen Veseli, Teuta Krasniqi, Driada Matoshi, Eshref Durmishi, Ard Islami, Ylber Bardhi, Adrian Morina. Veç skenave në Elbasan dhe Fier, është prezantimi i parë i Bokshit në Tiranë.

Nga Brukseli, kompania Fritland-Théâtre, sjell një zhanër aktual për teatrin në Kosovë, teatri dokument apo teatri social. “Ditari i një gruaje nga Kosova” është një performancë për të cilën regjisori Zenel Laçi e kanë frymëzuar kronikat e luftës përshkruar nga Sevdije Ahmeti në librin me të njëjtin titull. Një zë femëror, i aktores Anila Dervishi, tregon  tmerre nga spastrimi etnik në luftën e fundit. Përdorimi i multimedias është i zakonshëm për një këtë lloj teatri. Vitin e kaluar një trupë vajzash la mbresa me “Lugina e vuajtjeve të saj”, vënë në skenë nga Zana Krasniqi, e cila edhe ajo regjisore dhe aktiviste për drejtat e njeriut, bazohej në dëshmi si ”Histori të tmerrit 1998-1999” e Sanije Gashi. Nën shoqërimin e jashtëzakonshëm vokal të vajeve nga Rona Nishliu.

Në dy “edicionet” e shkuara të muajit të kulturës, kemi parë prodhime dinjitoze të trus kombëtare të Prishtinës, “Tartufin” e Molierit, vënë në skenë nga regjisori maqedonas Rahim Burhan – regjisorët e huaj janë në praktikën e punës së TKK, – dhe “Çifti Martin” i Joneskos, ideuar nga një talent i teatrit të sotëm, Bekim Lumi.

Zhvillimi i teatrit në Kosovë po provon një hop të dukshëm e duket sikur ky proces është ngritur mbi një logjistikë ku janë përcaktuar qartë kontributet e teatrit shtetëror, teatrot lokalë, iniciativat private, kompanitë e vogla teatrore në kërkim të formave të shprehjes, po aq sa në gjurmim të nevojave të aktualitetit kosovar. Një zhvillim që nuk takohet me të ndodhurat e teatrit në Shqipëri.

 

 

 Çfarë bëjnë ministrat? Fryjnë nga njëri vesh në tjetrin

Ditët e fundit të janarit, u takuan në Prishtinë, dy ministrat e Kulturës, Aldo Bumçi dhe Memli Krasniqi. Si do të bashkëpunojnë dy vendet për 100-vjetorin e Pavarësisë e shpallur si festë e përbashkët. Veprimtaritë synojnë “sjelljen e Shqipërisë së atyre viteve në memorien shqiptare sot që gëzojnë këtë liri dhe demokraci, fryt i përpjekjeve njëshekullore të shqiptarëve në të dy anët e kufirit”. Pas takimit u tha se ministri Krasniqi iu përgjigj pozitivisht propozimeve dhe sugjerimeve të ministrit Bumçi, duke ofruar  bashkëpunimin e rregullt që kanë dy ministritë, e që duhet thelluar edhe në të ardhmen.

Të dy ministrat, njëherësh zëdhënës të qeverive përkatëse, siguruan se festa do të fillojë shpejt dhe do të ketë një kalendar me aktivitete që do të zhvillohen gjithandej në hapësirën shqiptare. Qeveria shqiptare do të nxjerrë një fond të veçantë që do të garantojë festimet madhështore për nder të këtij 100-vjetori. Nga ana e tij Ministri Krasniqi konfirmoi se dhe Qeveria e Kosovës do të marrë përgjegjësinë për të ndarë fonde dhe do të mbështesë edhe institucione tjera në përgatitjen dhe implementimin e projekteve. Sepse

Prishtina, krahas Tiranës dhe Vlorës, do të jetë një nga qytetet kryesore ku do të mbahen manifestimet kryesore.

Për të parë se çfarë mund të bëhet për përhapjen e kulturës shqiptare në botë, ministri Bumçi, gjatë vizitës në Prishtinë u takua edhe me Ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli. Bumçi nënvizoi “domosdoshmërinë e përpjekjeve të përbashkëta për ngritjen e qendrave të kulturës në vendet ku ka numër të madh shqiptarësh si nga Shqipëria ashtu dhe Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi”. Ngritja e qendrave në Stamboll, Nju Jork, Paris apo Zvicër është në vijim të vendimit që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të përfaqësuar diplomatikisht Republikën e Kosovës në ato vende ku ajo nuk është njohur akoma dhe nuk ka përfaqësi diplomatike.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit