Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Rajoni - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një pako e cila përmbante pluhur antraksi është dërguar në zyrën e kryeministrit Jusuf Raza Gilani, bëjnë të ditur autoritetet pakistaneze. Sipas zëdhënësit të kryeministrit, Akram Shahidi, pakoja është dërguar në muajin tetor të vitit të kaluar.
Dyshohet se kjo pako është dërguar nga një grua e cila është pedagoge në Universitetin Jamsboro në provincën jugore të Sindit.
Askush nuk ka pësuar dëme shëndetësore nga pakoja dhe nuk dihet motivi që e ka shtyrë gruan të bëjë këtë akt. Ende nuk bëhet e ditur nëse gruaja ka rrënë në prangat e policisë.