Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Sport - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endi Tufa

Nuk ishte e thënë që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje, ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhuar gjithçka: gola, përmbysje rezultati, gjakosje të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri Çipi kërkuan që ndeshja të ndërpritej, pasi nuk mund të bëhej fjalë për futboll, sepse kishin një gjyqtarë të gjakosur. Zyrtartë e FSHF-së vendosën ta vijonë ndeshjen. Vlonjatët të pakënaqur dhanë urdhër që futbollistët të rrinë pasivë dhe korçarët të shënonin gola pa masë. Por ky urdhër herë zbatohej e herë jo, pasi jo të gjithë vlonjatët iu përgjigjen urdhrit. I gjithë takimi u mbyll me fitoren 4-1 të korçarëve.

Janë vlonjatët që e nisin shumë bukur takimin, pasi e gjejnë golin që në minutën e dytë me anë të Franc Veliut, i cili ekzekuton mjeshtërisht një goditje standarde. Pra, që në minutën e dytë Flamurtari i trajnerit Shkëlqim Muça udhëheq takimin. Pas golit të vlonjatëve, janë korçarët ata që bëjnë të pamundurën për të shënuar, por pa rezultat. Madje në minutën e 18-të Skënderbeu arrin të shënojë me anë të vlonjatit Daniel Xhafa, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Kështu që gjithçka vijon 0-1.

Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 të Flamurtarit. Pjesën e dytë Skënderbeu enisme një zëvendësim ku Plaku hyn në vend të Kërçikut. Korçarët i vijojnë sulmet drejt portës vlonjate, por pa qartësinë e duhur, që të dërgon te goli. Në minutën e 64-t Skënderbeu arrin të shënojë golin e barazimit me anë të kapitenit Blendi Shkëmbi.  Goli vjen si rezultat i një goditje dënimi, që gjuhet nga Muzaka, topi përplaset në mur dhe kthehet te Shkëmbi, që pa rënë topi në tokë e godet bukur dhe shënon 1-1.

Sapo hyn minuta e 76-të Bratiç gjuan nga distanca, topi devijohet nga Spaho, top i cili ka shkuar tek Shkëmbi, që nga distanca godet bukur dhe shënon 2-1 për Skënderbeun. Por goli prodhon tension, pasi portieri Spaho me të drejtë proteston tek gjyqtari anësor, pasi në rrezen e topit të gjuajtur nga Shkëmbi ndodhej Bratiç në pozicion jashtë lojë, që merr pjesë në aksion. Në këtë moment nga shkallët e stadiumit, ku ndodhej tifozeria korçare fluturon një send, që në vend të godasë portierin vlonjat, godet gjyqtarin anësor. Nga goditja gjyqtari anësor gjakoset dhe duhej ndërhyrja e stafit mjekësor për të fashur kokën e anësorit.

Gjithsesi, pas një ndërprerje gati 15-minutëshe u vendos që gjytari i katërt Artan Taullau, zë vendin e gjyqtarit anësor të gjakosur. Stafi teknik i Flamurtarit u jep urdhër lojtarëve vlonjatë që të rrinë pasivë në fushë, si shenjë revolte për ngjarjet e ndodhura në fushë. Me këtë pasivitet korçarët arrijnë të shënojnë golin e tretë me Muzakën në minutën 95-të dhe 2 minuta më vonë me Plakun shënon golin e katërt.

 

Mërgjyshi: Kam besimin e klubit!

Merkatoja e dimrit duket se nuk ka sjellë surpriza të mëdha për skuadrën e Dinamos, e cila e mbyll me vetëm një pikë tabelën e renditjes. Ndonëse janë afruar lojtarë të tillë, si: Sorra, Bilibashi apo Djarmati, jo gjithçka ka shkuar sipas planeve. Mllade Bërkiç i ka thënë jo ofertës së bluve, duke i shuar shpresat për afrimin e një sulmuesi potent, që do t’i jepte më shumë mundësi Kulit për të goditur portën. Trajneri Mërgjyshi bën bilancin e merkatos dhe zbulon se dilema e vetme mbetet mbrojtësi Elton Grami, i cili është në provë te një skuadër sllovene. Gjithsesi, ish-mbrojtësi i Kastriotit është regjistruar në FSHF si futbollist i Dinamos. Vetë trajneri i Dinamos ka qenë në dilemë për të ardhmen e tij, por në fund u bind nga presidenca për të qëndruar. Mërgjyshi thekson se ndryshe nga faza e parë, mbështetja e drejtuesve është shumë më e ndjeshme. Dinamo pret ta nisë fazën e dytë me tjetër fytyrë. Për Mërgjyshin tri ndeshjet e para do të jenë përcaktuese për të shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 49 here.
Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne MadridErion Bogdani, shenuesi i golit Edmond Sufaj Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të martën ndaj kombëtares së Katarit me rezultatin 2-1, e vlefshme për ndeshjen miqësorë, e cila u zhvillua në stadiumin e Vallekanos në Madrit. Lojtarët e kombëtares sonë luajtën me shirit të zi në krah në shenjë solidarizimi për tragjedinë që ndodhi në Himarë. Golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Bakaj hapi serinë e golave në minutën e 46-të. Pas katër minutash Shqipëria...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit