Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Rajoni - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Katër persona pranojnë komplotin në lidhje me sulmin ndaj bursës së Londrës në vitin 2010. Katër personat të cilët përshkruhen si islamistë, kanë pranuar në Gjykatë se kanë planifikuar që të shpërthejnë një bombë në Bursën e Londrës.
Muhamed Çovdëri, Shah Rahman, Gurukant Desai dhe Abdul Miah, kanë pranuar të mërkurën se janë angazhuar në kryerjen e përgatitjeve për akte terrorizmi.
Ndërkaq, pesë persona të tjerë janë shpallur fajtorë në lidhje me vepra të tjera terroriste. Të nëntë këta persona janë me nënshtetësi britanike.