Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Humor i zi me uniforme

Publikuar me : 29.12.2011 Ne : Kuriozitete - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ilir Gjoni*

Parady ditesh Ministri i Mbrojtjes doli ne nje konference shtypi duke bere nje parade te “arritjeve” madhore te FA gjate vitit qe po leme pas. Pa dashur te mohojme punen vetëmohuese te mijra ushtarakeve profesioniste dhe perkushtimit te tyre, nuk mund te mos permenden disa elemente qe “pa dashje u harruan” ne kete analize vjetore.

Se pari ky vit ka qene ndoshta me i zymti në historinë e FA qe pas vitit të mbrapshtë ’97 për faktin se është io mbarsur me  ngjarje të cilat kanë cënuar rëndë imazhin e kësaj ministrie dhe sidomos FA. Po e nisim qe me implikimin e turpshëm të ushtarakëve të lartë në përgatitjen e famëkeqes Marreveshje e Detit me Grerqinë, fatmirësisht e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ndërkohe që gjeneralët e kësaj marreveshje u promovuan, në vend që të ndëshkoheshin për këtë akt të hapur të tradhëtisë kombetare.

Poky vit shenoi dhe denoncimin e faktit që Shqipëria ka mbetur ligjerisht pa kufij dhe, ushtria shqiptare, e cila objektiv primar te saj ka ruajtjen e kufijve në fakt tanimë nuk ka objekt pune!. Por, mos t’ju duket habi që askush nga qeveria e aq më pak nga Ministria e Mbrojtjes nuk e ngre zërin, apo e bën veshin të shurdhër, pasi Ligji i 2008 i cili privon Shqiperine nga kufijte i ka hapur, në fakt rrugë pikërisht marrëveshjes së detit me Greqinë.

Në analizën e Ministrisë së Mmbrojtjes nuk u cek aspak, apo të paktën nuk u tha asgjë në publik, nëse është analizuar dhe raporti i Konferencës së katërt NATO-Shqipëri i cili hapur dhe shkoqur denoncon paaftesinë e qeverisë për të menaxhuar forcat tona te armatosura në të gjitha planet, duke u vënë një damkë turpi edhe atyre ushtarakëve profesioniste që u dhimbset ushtria. Mjafton për të lexuar disa prej konkluzioneve të kësaj Konference për të zhvlerësuar tërë propagandën bajate të bërë në të qashtuquajturtën analizë të kësaj Ministrie. Aty thuhet se ka vonesa në realizimin e objektivave të forces, se arritja e objektivave të forcës nuk është e përfshirë në një planzbatimi të përgjithshëm, që bazohet në një proces të menaxhimit efektiv dhe të raportimit të përparimeve të bëra ose të ecurisë së bërë , se caktimi i forcave ose misioneve tona nuk bëhet në kuadrin e një plani të përgjithshëm të integruar, por mbi baza ad hoc se strategjia kombëtare e Shqipërisë nuk është e harmonizuar me dokumentet e NATO-s; se ”shpërndarja dhe aksesi ndaj dokumenteve strategjikë të NATO-s është  i kufizuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandave të Shërbimit.” Pra është vetëm në majën e hierarkisë së të gjitha Forcave tona të Armatosura; se Ministria e Mbrojtjes nuk ka marrë ende udhëzimin politik kombëtar dhe direktivat, në mënyrë që të vazhdojë zhvillimin e dokumenteve strategjike kombëtare. Asgjë prej këtyre nuk u cek ne pseudo analizën e kësaj Ministrie.

Ne analizën e Ministrisë nuk u cek fare problemi i buxhetimit të FA. As nuk u tha se objektivi i shpallur e publikuar me bujë nga qeveria për ti alokuar FA 2 perqind të GDP-së nuk është realizuar asnjëherë, por ka qënë thjesht një mashtrim alla ballkanas në të vetmin vit kur u anëtarësuam në NATO ,por dhe atëherë i parealizuar për shkak të mungesës së kapaciteteve. Buxheti i miratuar rishtazi  jep një prognozë më të trishtë për FA  Ky  buxhet parashikon në letër 1,43 perqind të GDP, pra, është 0,57 perqind më pak sesa angazhimi politik i shprehur në programin e qeverisë Berishaë. Por këtu ka një hile tjetër që e rëndon më tej situatën. Në buxhet parashikohen edhe 5 miliardë lekë për mbështetje sociale të ushtarakëve. Në fakt, këto fonde, të gjithë e dinë, që në Ministrinë e Mbrojtjes nuk cikin asnjë sekondë, por kalojnë direkt në institutin e sigurimeve dhe nuk kanë asnjë lloj impakti në aftësimin apo modernizimin e forcave tona ushtarake. Pra, realisht buxheti i mbrojtjes për vitin 2012 me impakt direkt për Forcat tona të Armatosura është 1 perqind e GDP-së.

Drejtuesit politikë të Ministrisë së Mbrojtjes harruan (dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe) gjithashtu të analizojnë dhe faktin se si është e mundur që kjo Ministri me vetëdije ka anashkaluar Parlamentin në shkelje të hapur të Kushtetutës.  Në strategjinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë të miratuar nga Parlamenti me ligjin nr. 9858, të datës 27.12.2007 në faqen 31 përcaktohet se personeli i Forcave të Armatosura të jetë jo më shumë se 14 mijë vetë. Megjithëse shkurtimi ose shtimi i personelit të Forcave të Armatosura është autoriteti i Parlamentit, pra i këtij institucioni, në fund të vitit 2009  ato (FA) u reduktuan në rreth 12 mijë vetë pa autorizim dhe miratim të Parlamentit. E njëjta gjë është parashikuar dhe në projektbuxhetin e vitit 2012 ku është planifikuar një shkurtim i mëtejshëm nga 12 mijë në rreth 10 mijë 500. Pra ajo ç’ka me mburrje Ministri e quan reformë është në fakt një shprehje e qartë e akaparimit të pushtetit Legjislativ nga Ekzekutivi dhe e papërgjegjshmërisë institucionale e ligjore të drejtuesve të qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Dhe së fundi, por aspak nga rëndësia, Ministria e Mbrojtjes harroi të analizonte edhe një nga goditjet më të mëdha që i është dhënë ushtrisë, sistemit të karrierës dhe shpresës për të ngritur një ushtri profesioniste me purgjet e fundit ndaj Gjeneralëve profesionistë të ushtrisë shqiptare. U nxorën në lirim jashtë çdo ligji, norme, kriteri katër gjeneralë të nderuar të ushtrisë Arian Zaimi, Maksim Malaj, Kudret Çela e Vladimir Qiriazi, në një kohë që mbahen ende në detyrë gjeneralët e Gërdecit, ndonëse me pretencë prokurorie për t’u dënuar nga tetë vjet e sipër. Çfarë ndodhi me këta gjeneralë?

Së pari dua të theksoj se kjo ishte një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar pasi vetë Ministri i Mbrojtjes në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë la të nënkuptohej,  pak a shumë, se kriteri themelor është ai i besueshmërisë politike dhe çdo gjë i lihet në dorë “personaliteteve më të larta të shtetit, si Kryeministri dhe Presidenti [të cilët] kanë diskrecion. Atyre u është besuar që të marrin një vendim ashtu siç e gjykojnë ata. Aty ku ka diskrecion është përgjegjësi e personalitetit që e merr atë vendim dhe gjykohet afatgjatë për atë.” Pra ligji këtu nuk ka asnjë vlerë, por veçse“ajo që Ministri  e quan“diskrecion”. Asnjë konsideratë këtu për  Ligjin Nr 9171, datë 22.1.2004 “ Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ja pra shkurtimisht se çfarë “harroi” drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes të shqyrtojë në analizën e saj vjetore.

 

*Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit