Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Rajoni - 75 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia hungareze ka thyer një protestë të zhvilluar nga deputetët liberalë, të cilët kishin lidhur veten me zinxhirë para ndërtesës së parlamentit.
Ish-kryeministri socialist Ferenc Gyurcsany ishte mes deputetëve protestues të cilët kishin bllokuar parkingun e parlamentit në mënyrë që të mos lejonin hyrjen e deputetëve.
Kjo protestë ishte kundër miratimit të ligjit për zgjedhjet dhe bankës qendrore – ligje të cilat kanë pësuar ndryshime.
Liberalët shprehen se ndryshimet e ligjit zgjedhor i japin avantazh partitë së kryeministrit Viktor Orban, Fidesz e cila dominon parlamentin.