Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni deklaroi pas seances se Keshillit te Sigurimit te OKB- se Prishtina hedh poshte planin gjashtepikesh.
Ai nenvizoi se Prishtina nuk e pranon planin gjashte pikesh te sekretarit te pergjithshem Ban Ki Mun dhe i ben me dije te gjitha paleve se nuk do te pranoje dhe toleroje cfaredo lloj aksioni qe e rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosoves.
*Do te bashkepunojme ngushte me forcat nderkombetare ne Kosoven multietnike dhe demokratike, dhe e kemi thene qarte se nuk do te lejojme asnje lloj aksioni qe rrezikon sovranitetin dhe integritetin e Kosoves*, deklaroi shefi i diplomacise kosovare.
Ai tha se procesi i pavaresise se Kosoves nuk mund te anulohet dhe se shpreson se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e pavaresise nuk do te ndikoje ne vendet e ndryshme per njohjen e Kosoves dhe perparimin e saj.
*Misioni evropian eshte krijuar per te vezhguar implementimin e planit te Ahtisarit, sidomos ne planin e respektimit te te drejtave te pakicave*, theksoi Skender Hyseni.(INA)