Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Kronike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bledar Muça është i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në Elbasan me 30 dhjetor, ku mbeti i vdekur Ilir Rexhepi. Për arrestimin e Muçës është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi besohet se ai tashmë ndodhe jashtë Shqipërisë.
Për lejimin e tij për kalimin e kufirit është arrestuar Ardian Çekiçi. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga policin kontrollor në doganën e Kapshticës pasi mendohet se ka lejuar Muçën që të kaloi kufirin sot rreth orës 10:00 paradite.
Ilir Rexhepi u ekzekutua me automatik në qendër të qytetit të Elbasanit, dy ditë para ndërrimit të viteve.